Përshkrim
Vaj Esencial Sherebele ( 10ml )
Sherebela Sclarea e ka emrin nga fjala latine “clarus”, që do të thotë “e qartë”. Është një bimë shumëvjeçare që rritet nga maji deri në shtator në Mesdheun verior, si dhe në disa zona në Afrikën e Veriut dhe Azinë Qendrore.Bima arrin 1-1.5 m lartësi dhe ka kërcell të trashë katror të mbuluar me push. Lulet shumëngjyrëshe, duke filluar nga ngjyrë jargavani deri në vjollcë, lulëzojnë me tufa.
Sherebela Sclarea (Clary Sage) ka një histori të gjatë si një bar medicinal. Është një bimë shumëvjeçare nga familja Salvi dhe emri i saj shkencor është Salvia Sclarea. Konsiderohet si një nga vajrat kryesorë për hormonet, veçanërisht tek gratë.
Benefitet shëndetsore të vajit esencial të sherebeles:
- Largon mykun, bakteret dhe mikrobet nga organizmi dhe përdoret kundër një sërë sëmundjesh të lëkurës, plagëve, të prerave, apo irritimeve të rrezikshme.
- Përdoret gjërësisht në trajtimet kundër plakjes. Ai është i pasur me antioksidantë të cilët shkatërrojnë radikalet e lira në organizëm që shkaktojnë edhe plakjen e parakohshme. Antioksidantët ngadalësojnë plakjen dhe parandalojnë formimin e rrudhave, varjen e lëkurës, humbjen e tonalitetit të muskujve, humbjen e shikimit apo çrregullime të tjera nervore.
- Lufton inflamacionin në lëkurë, temperaturën dhe materialet helmuese që futen në gjak.
- Lehtëson stomakun dhe përmirëson funksionet e të gjithë sistemit tretës kundër inflamacionit të shkaktuar nga aciditeti i tepërt.
- Neutralizon acidet në stomak dhe në qarkullimin e gjakut dhe mbron nga ulçera apo sëmundje të tjera që shkaktohen nga rritja e nivelit të aciditetit në gjak.
- Përdoret për eliminimin e njollave, strijave apo shenjave të sëmundjeve si lija. Ky vaj ndihmon në shërimin e shpejtë të plagëve dhe prerjeve.
- Përshpejton largimin e toksinave nga gjaku nëpërmjet djersitjes dhe pastron gjakun duke shërbyer kështu si një pastrues efikas i organizmit.
- Përdoret kundër kollës, të ftohtit dhe infeksioneve në traktin respirator.
- Ndihmon femrat gjatë ciklit menstrual. Ai aktivizon disa hormone si estrogjeni dhe ofron lehtësim nga probleme të tilla si dhimbjet e kokës, të vjellat, dobësia, lodhja, luhatjet e humorit dhe simptoma të tjera të shkaktuara gjatë ciklit.
- Shumica e vlerave të vajit të sherebelës luajnë rol stimulues për trurin, sistemin nervor, mëlçinë, shpretkën, qarkullimin e gjakut duke optimizuar performancën e tyre.
- Përdoret kundër herpesit, azmës, bronkitit, paralizës cerebrale, depresionit, dhimbjeve të shkaktuara nga nervi shiatik, dhimbjet e mesit, dhe mbron trurin.
Perdorimi:
Vaj esencial i sherebeles përdoret kryesisht si aromatherapy për të lehtësuar stresin dhe gjendjet nervore. Gjithashtu përdoret për masazhe i holluar me vajra të tjerë, si dezifektant në plagë dhe gërvishtje, përfshihet lehtësishtë në maskat që përdoren për mirëmbajtjen e lëkurës dhe flokëve.
Kujdes:
Nuk këshillohet për gratë që ushqejnë fëmijët me gji sepse pakëson qumështin dhe nuk këshillohet gjatë shtatzënisë. Duke qenë se vaji i sherebelës stimulon nervat, ata që vuajnë nga epilepsia, histeria ose simptoma të ngjashme, duhet ta evitojnë atë plotësisht.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.