Përshkrim
Super Green Mix (200 gr)
Ky superfood vjen si një përzierje ideale mes Spirulinës (25%), Chlorellës (25%), Pluhur bari elbit (25%) & Pluhur bari gruri (25%).
Përfitimet:
- Pastrim dhe detoksifikim i organizmit : Chlorella lidhet me metalet e rënda dhe ndihmon në eliminimin e tyre nga trupi. Bari i grurit dhe elbit përmbajnë klorofil, i cili ndihmon në pastrimin e gjakut dhe mëlçisë.
- Rrit energjinë dhe përmirëson qëndrueshmërinë fizike: Spirulina është e pasur me proteina dhe aminoacide esenciale, duke furnizuar trupin me energji të qëndrueshme. Përmirëson oksigjenimin e qelizave dhe funksionin mitokondrial.
- Mbështet sistemin imunitar: Të katër përbërësit janë të pasur me vitamina A, C, E dhe zink, që forcojnë rezistencën ndaj infeksioneve. Chlorella nxit prodhimin e qelizave natyrore mbrojtëse (NK cells).
- Përmirëson shëndetin e tretjes: Fibrat natyrale dhe enzimat që përmbajnë , ndihmojnë në qarkullimin e rregullt të zorrëve. Klorofili ndihmon në reduktimin e erës së pakëndshme dhe bakterieve në traktin tretës.
- Burim i shkëlqyer i hekurit dhe kundër anemisë: Spirulina dhe chlorella janë ndër burimet bimore më të pasura me hekur të biodisponueshëm, duke ndihmuar në rritjen e nivelit të hemoglobinës.
- Veprim anti-inflamator dhe antioksidues : Të pasura me antioksidantë si beta-karoteni, zeaksantina, flavonoidë, që neutralizojnë radikalet e lira. Ndihmojnë në uljen e inflamacionit kronik, që lidhet me shumë sëmundje moderne.
- Mbështet shëndetin e lëkurës dhe flokëve: Vitaminat dhe mineralet nxisin rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Klorofili dhe proteinat ndihmojnë në pastrimin e akneve dhe ruajtjen e shkëlqimit natyral të lëkurës.
Përdorimi:
Përziejeni me ujë për përgatitjen e pijeve (max: 2 lugë gjelle në ditë). Shija natyrale e algave dhe barishteve kombinohet në mënyrë të shkëlqyer me lëng portokalli apo qitro të freskët.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.