Dyqani Ynë

Stevia e Lëngshme


780.00 L

Përshkrim

Stevia e Lëngshme (50 mL)

Stevia është një ëmbëlsues natyral që vjen nga gjethet e bimës Stevia rebaudiana, e cila rritet në Amerikën e Jugut. Këto gjethe përmbajnë glikozide steviol, i cili është disa herë më i ëmbël se sheqeri, por pa kalori. Kjo e bën stevian të jetë një alternativë e shkëlqyer ndaj sheqerit dhe ëmbëlsuesve të tjerë të zakonshëm, sidomos për ata që vuajnë nga diabeti dhe për ata që kërkojnë të reduktojnë kaloritë dhe sheqerin në dietën e tyre.

Pse të përdorim stevia?

  • Diabetikët janë të parët që përfitojnë nga stevia, pasi nuk është SHEQER!
  • Nëse ke nisur dietën keto, stevia të duhet patjetër në përditshmërinë tënde.
  • Ka zero kalori, por është 200-300 herë më i ëmbël se sheqeri!
  • Për shkak se nuk ka kalori, është element kyç për humbjen në peshë.

Përfitimet Shëndetësore të Stevias:

  • Ndihmon në kontrollin e kalorive të marra dhe peshës së trupit.
  • Ndihmon në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak, duke u bërë kështu një mundësi shumë e mirë ëmbëlsuesi për diabetikët.
  • Ndihmon shëndetin e zemrës.
  • Ruajtja e shëndetit oral, ndryshe nga sheqeri, pasi nuk ushqen bakteret që shkaktojnë kariesin dentar.
  • Ka veti antioksiduese dhe antiinflamatore.
  • Përmirëson tretjen.
  • Mbështet funksionin e sistemit imunitar.

Përdorimi:

  • Në pije: Stevia e lëngshme është ideale për pije të ftohta ose të ngrohta, siç janë çaji, kafeja, smoothie ose lëngjet. Shtoni disa pika (sipas shijes) në pijen tuaj dhe përzieni mirë.
  • Në drithëra ose yoghurt: Shtoni stevia të lëngshme në drithërat e mëngjesit, muesli ose yoghurt për të ëmbëlsuar pa shtuar kalori të tepërta.
  • Në pjekje dhe gatim: Stevia e lëngshme mund të përdoret gjithashtu në gatime ose pjekje, duke zëvendësuar sheqerin. Duhet të përdoret në doza të vogla, pasi është shumë më e ëmbël se sheqeri.
  • Në pije dhe koktejle: Shtoni stevia të lëngshme në kokteje, limonada, ose pije të tjera freskuese për të zëvendësuar sheqerin dhe për të marrë një shije të ëmbël pa kalori.
  • Në smoothies: Përdorni stevia të lëngshme për të rritur shijen e ëmbël në smoothies, duke shtuar disa pika dhe përzierë me përbërësit tjerë.

Këshillë:

Pasi stevia e lëngshme është shumë e ëmbël, është e rëndësishme të filloni me sasi të vogla dhe të shtoni më shumë sipas shijes.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.

Mund t’ju pëlqejnë edhe…