Përshkrim
Propolis – 100% Bio Organik , I Pa Përzier (20ml)
Propolisi është një substancë rrëshinore që bletët mbledhin nga lëvoret e disa bimëve, të tilla si plep, shelg, verr, lisi, ahu, gështenjë, etj. Edhe nëse bletët ri-përpunojnë atë dhe e përziejnë atë me polen, dylli dhe enzimat e prodhuara nga organizmi i tyre, është një substancë krejtësisht bimore. Ngjyra e saj mund të ndryshojë nga e verdha në të kuqe, deri në kafe të errët dhe aroma, shumë e fortë, ndryshon në varësi të bimës nga e cila vjen.
Perfitime shendetsore te propolisit:
- Antibiotik Natyral:
Propolisi është një antibiotik natyral i fuqishëm. Ekspertët kanë konfirmuar se përdorimi i propolisit ndihmon në shkatërrimin e shumë baktereve përgjegjëse për një sërë infeksionesh që trajtohen me vështirësi. Ata sugjerojnë që propolis të shfrytëzohet për përgatitjen e ilaçeve më të avancuara kundër mikrobeve që i rezistojnë antibiotikëve tradicionalë. - Shëndeti Dentar:
Propolis është fantastik për përmirësimin e shëndetit të gojës. Duke qenë se ai është antibiotik i fuqishëm, pastron mishrat e dhëmbëve dhe vetë ato nga akumulimi i baktereve të dëmshme. - Imuniteti:
Propolisi përmirëson rigjenerimin e qelizave dhe forcon sistemin imunitar duke e furnizuar atë me flavonoidë. Nëse imuniteti është i dobët, njeriu është më i predispozuar të preket nga sëmundje serioze siç është kanceri. - Ulja e Tensionit Të Gjakut:
Konsumi i propolisit ndihmon në uljen e tensionit të gjakut por edhe në përmirësimin e shëndetit të zemrës. Ekspertët thonë se kjo substancë ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut. - Alergjitë:
Një studim Brazilian ka zbuluar se konsumi i propolisit ka efekt në zbutjen e simptomave të alergjisë duke penguar çlirimin e histaminës. - Helmimi Nga Ushqimi:
Ekspertët thonë se propolisi duhet përdorur në terapitë tradicionale kundër infeksioneve por edhe helmimit nga ushqimi. Propolisi është efikas sepse siç e thamë më lart ka një nivel të lartë flavonoidësh. - Infeksionet e Veshit:
Këto infeksione janë më të përhapura tek fëmijët. Ekspertët thonë se përdorimi i propolisit bashkë me zinkun ul rrezikun e infeksioneve të veshit dhe nevojën për përdorimin e antibiotikëve. - Shëndeti I Lëkurës:
Kleopatra e Egjipitit të Lashtë ka qenë një prej përdoruesve më fanatike të propolisit. Ai përmirëson dhe zbut lëkurën, përshpejton rritjen e qelizave dhe zhbllokon poret. Propolis është efikas kundër psoriazës por edhe ekzemës. - Infeksionet e Rrugëve Të Frymëmarrjes
Studimet tregojnë se kombinimi i propolisit me vitaminën C mund të parandalojë infeksionte e frymëmarrjes.
Përdorimi:
Nuk duhet te perdoret per femijet nen nje vjec. Doza dhe koha e saj percaktohet nga mjeku kurues, ne varesi te semundjes. Esence e propolisit (50-100% perqendrim): 5-30 pika, tre here ne dite, me mjalte te holluar me uje ose me lemonade. Preferohet qe ajo te ruhet ne vende ku nuk deberton drita, dhe larg nxehtesise.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.