Përshkrim
Miell Teff (250gr)
Mielli Teff është një nga ato miellra të cilin nuk e kemi hasur shpesh në përditëshërinë tonë por ai daton që në vitet 4000 para krishtit. Teff është një kulturë tropikale e grurit që i përket familjes së barit, Poaceae. Kultivohet kryesisht në Etiopi dhe Eritrea, ku besohet se e ka origjinën mijëra vjet më parë. Teff është fara më e vogël në botë me diametër 1/100 e farës së grurit por ka një aromë të ëmbël autentike, shije të butë dhe e pasur me vlera të rralla shëndetsore.
Benefitet shëndetsore tëmiellit teff:
- Krahasuar me drithërat e tjera, tefi është burimi më i mirë i bakrit, magnezit, kaliumit, fosforit, manganit, zinkut dhe selenit.
- Është një burim i shkëlqyer i proteinave, pasi i ka të gjitha aminoacidet thelbësore, të cilat janë blloqet ndërtuese të proteinave në trup.
- Nuk përmban gluten dhe është përfekt për përsonat që vuajnë nga intoleranca ndaj glutenit. Ndryshe nga miellrat e tjerë pa gluten përmban sasi të konsiderueshme fribrash që ndihmojnë dhe në mirefunksionimin e aparatit tretës.
- Teff është jashtëzakonisht i pasur me hekur, një mineral thelbësor që transporton oksigjenin në të gjithë trupin nëpërmjet qelizave të kuqe të gjakut. Në fakt, marrja e këtij drithi lidhet me uljen e shkallës së anemisë tek gratë shtatzëna dhe mund të ndihmojë disa njerëz të shmangin mungesën e hekurit.
- Përban sasi të konsiderueshme të vitamines C, duke na ndihmuar në forcimin e imunitetit dhe prodhimin e kolagjenit.
- Ka nivel të ulet glicemin i cili ul nivelin e sheqerit në gjak duke e bërë të teff shumë të përshtatshëm dhe për njerëzit që vuaj nga diabeti.
- Përmban Omega 3 dhe Omega 6 të cilat rregullojnë nivelin e kolesterolit në gjak, pra kanë një efekt anti-inflamator dhe autoimun, parandalojnë plakjen dhe kujdesen për shëndetin e zemrës, kolitin ulceroz dhe probleme të ndryshme vaskulare.
Zëvëndësoni miellin e zakonshëm me miell teff për një dietë të pasur dhe pa gluten. Miell Teff mund të përdoret nëe receta për të bërë bukë, petulla dhe ëmbëlsira.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.