Dyqani Ynë

Miell Teff


660.00 L

Përshkrim

Miell Teff (250gr)

Mielli Teff është një nga ato miellra të cilin nuk e kemi hasur shpesh në përditëshërinë tonë por ai daton që në vitet 4000 para krishtit. Teff është një kulturë tropikale e grurit që i përket familjes së barit, Poaceae. Kultivohet kryesisht në Etiopi dhe Eritrea, ku besohet se e ka origjinën mijëra vjet më parë. Teff është fara më e vogël në botë me diametër 1/100 e farës së grurit por ka një aromë të ëmbël autentike, shije të butë dhe e pasur  me vlera të rralla shëndetsore.

Benefitet shëndetsore tëmiellit teff:

  • Krahasuar me drithërat e tjera, tefi është burimi më i mirë i bakrit, magnezit, kaliumit, fosforit, manganit, zinkut dhe selenit.
  • Është një burim i shkëlqyer i proteinave, pasi i ka të gjitha aminoacidet thelbësore, të cilat janë blloqet ndërtuese të proteinave në trup.
  • Nuk përmban gluten dhe është përfekt për përsonat që vuajnë nga intoleranca ndaj glutenit. Ndryshe nga miellrat e tjerë pa gluten përmban sasi të konsiderueshme fribrash që ndihmojnë dhe në mirefunksionimin e aparatit tretës.
  • Teff është jashtëzakonisht i pasur me hekur, një mineral thelbësor që transporton oksigjenin në të gjithë trupin nëpërmjet qelizave të kuqe të gjakut. Në fakt, marrja e këtij drithi lidhet me uljen e shkallës së anemisë tek gratë shtatzëna dhe mund të ndihmojë disa njerëz të shmangin mungesën e hekurit.
  • Përban sasi të konsiderueshme të vitamines C, duke na ndihmuar në forcimin e imunitetit dhe prodhimin e kolagjenit.
  • Ka nivel të ulet glicemin i cili ul nivelin e sheqerit në gjak duke e bërë të teff shumë të përshtatshëm dhe për njerëzit që vuaj nga diabeti.
  • Përmban  Omega 3 dhe Omega 6 të cilat rregullojnë nivelin e kolesterolit në gjak, pra kanë një efekt anti-inflamator dhe autoimun, parandalojnë plakjen dhe kujdesen për shëndetin e zemrës, kolitin ulceroz dhe probleme të ndryshme vaskulare.

Zëvëndësoni miellin e zakonshëm me miell teff për një dietë të pasur dhe pa gluten. Miell Teff mund të përdoret nëe receta për të bërë bukë, petulla dhe ëmbëlsira.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.