Dyqani Ynë

Çaj për Qetësimin e Stomakut


650.00 L

Përshkrim

Çaj për Qetësimin e Stomakut 50g

Çaj për qetësimin e stomakut ose siç mund quhet ndryshe “Gjithë dashuria për stomakun” është një përzierje gjethesh së kërpit, nenxhikut, majdanozit, lemon verbana dhe trëndafilit që ndihmojnë dhe kanë një sërë benefitesh për trupin por veçanerisht për stomakun.

Benefitet shendetësore:

     1. Përmireson tretjen:

  • Gjethet e kërpit ndihmojnë në qetësimin e inflamacionit në traktin tretës dhe përmirësojnë tretjen në përgjithësi.
  • Lemon Verbana përmirëson funksionin e stomakut, ul gazrat dhe fryrjen pas vakteve.
  • Majdanozi ndihmon në lehtësimin e dispepsisë (tretje e ngadaltë) dhe përshpejton procesin e tretjes së ushqimit.

     2. Lehtëson shqetësimet e stomakut

  •  Nenexhiku është i njohur për vetitë e tij qetësuese, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e spazmave të stomakut, dhimbjeve të stomakut dhe gazrave.
  • Petalet e trëndafilit ndihmojnë në qetësimin e traktit të tretjes, duke përmirësuar qetësimin e irritimeve dhe ulcerave të mundshme.

     3. Ka veti detoksifikuese dhe qetësuese

  • Majdanozi dhe petalet e trëndafilit kanë veti detoksifikuese që pastrojnë trupin nga toksinat dhe përmirësojnë funksionin e zorrëve dhe stomakut.
  • Gjethet e kërpit dhe nenxhiku kanë veti anti-inflamatore dhe relaksuese që qetësojnë inflamacionin dhe irritimet në traktin tretës, duke sjellë një ndjesi qetësuese për stomakun.

 

Përgatitja: Pasi ta zieni lëreni rreth 10-15 minuta dhe konsumojeni. Rekomandohet 1-2 gota në ditë.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.

Mund t’ju pëlqejnë edhe…