Dyqani Ynë

Çaj Kamomil


610.00 L

Kamomili është përdorur si ilaç tradicional për mijëra vjet për të qetësuar ankthin dhe për të qetësuar dhimbjet e barkut. Ai është konsideruar si një bimë e sigurt dhe me plot benefite shëndetsore  dhe është përdorur në shumë kultura.

S’ka stok

Përshkrim

Çaj Kamomil ( 50g )

Çaj i kamomilit ka aftësinë qetësuese dhe nxitëse të gjumit. Lulja përmban flavonoidë që janë pjesërisht përgjegjës për nxitjen e gjumit. Është një çaji bimor me aromë frutash të ngjashme me mollën, është i shijshëm dhe ka vlera terapeutike.

Përfitimet shëndetsore të çajit të kamomilit:

  • Kundër dhimbjeve të stomakut:

Çaji i kamomilit është një kurë ideale kundër dhimbjeve të stomakut sepse përmban substanca që luftojnë inflamacionin. Pijeni çajin në mëngjes dhe në darkë kundër dhimbjeve.

  • Nxit gjumin:

Pijeni një filxhan me çaj kamomili 30 minuta përpara se të shkoni në shtrat. Çaji ka efekt qetësues dhe largon shqetësimet që të lënë pa gjumë.

  • Migrena:

Sapo të ndjeni trokitjen e migrenës, pini një gotë me çaj kamomili. Është e rëndësishme që ta pini çajin kur dhimbja sapo ka nisur dhe jo kur ajo është në kulmin e vet.

  • Zorrët;

Çaji i ngrohtë i kamomilit rekomandohet kundër dhimbjeve dhe simptomave të sindromës së zorrës së irrituar. Ai funksionon edhe kundër gazrave dhe fryrjeve.

  • Për një imunitet të fortë:

Nëse prekeni rregullisht nga gripi apo e ftohura, atëherë pini një ose dy filxhanë me çaj kamomili në ditë.Ky çaj shkatërron ndjeshëm bakteret e këqija në organizëm.

  • Kundër të djegurave:

Egjiptianët dhe Grekët e lashtë e përdornin kamomilin edhe për të shëruar plagët dhe të djegurat në lëkurë.Përdoreni çajin në kompresa dhe vendosini ato në zonat e lënduara të lëkurës.

  • Kundër rrathëve të zinj:

Përdoreni çajin kundër rrathëve të zinj. Çaji largon inflamacionin në lëkurë, e freskon dhe i jep asaj më shumë gjallëri. Përdorni bustina organike ose kompresa për të qetësuar sytë.

  • Zbardhja e lëkurës:

Kamomili e ushqen dhe e zbardh lëkurën. Zieni dy bustina organike në një çajnik dhe qëndroni sipër avullit të lëshuar duke mbuluar kokën me peshqir. Kjo do ju qetësojë dhe do zbardhë lëkurën.

  • Parandalon aknet:

Kamomili është plot me antioksidantë që luftojnë radikalet e lira. Rrjedhimisht ai rekomandohet kundër akneve, për hapjen e poreve dhe largimin e baktereve.

  • Kundër enjtjeve:

Pini disa filxhanë me çaj për të qetësuar muskujt ose bëni kompresa me çaj për të qetësuar dhe zbutur enjtjet në gjymtyrë.

  • Ul sheqerin në gjak:

Kërkimet shkencore konfirmojnë se pirja e një ose dy filxhanëve me çaj kamomili është një mënyrë efikase për të nivelin e sheqerit në gjak, përmirësuar shikimin, nervat dhe funksionin e veshkave.

  • Irritimet e lëkurës:

Të djegurat nga dielli, njollat, ekzema, dhe pickimet e insekteve mund të zbuten dhe kurohen me çaj kamomili.

  • Kontraktimet muskulare:

Çaji i kamomilit qetëson muskujt sepse përmban glycine. Kjo substancë qetëson nervat dhe është e dobishme edhe kundër ankthit dhe stresit.

  • Përdorime të tjera të çajit të kamomilit:

Me çajin e kamomilit ju mund të bëni banjë, ta përdorni për gargare kundër inflamacionit në gojë dhe fyt por edhe ta përdorni në avull.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.