Dyqani Ynë

Argjilë e Bardhë


800.00 L

Përshkrim

Argjilë e Bardhë 250g

Argjila ka funksione të rëndësishme për shëndetin e lëkurës. Ajo mund të përmirësojë gjendjen e epidermës, duke ushqyer lëkurën me substanca aktive dhe duke ndihmuar në heqjen e toksinave të mbledhura nga mjediset e ndryshme.

Përveç kësaj, argjila ka aftësi absorbuese të shkëlqyera, duke ndihmuar organizmin të largojë molekulat apo mikroorganizmat e padëshiruar. Ajo gjithashtu stimulon veprimet jetësore të lëkurës dhe ndihmon në ekuilibrin e saj. Për shkak të përbërjes së saj kimike, argjila ka aftësi rimineralizuese dhe drenuese, duke ndihmuar në detoksifikimin e lëkurës dhe duke ulur dhimbjet dhe irritimet.

Përdorimi i argjilës mund të përforcohet edhe më shumë duke shtuar vajra esencialë të pastër ose duke përdorur ujëra aromatikë në përgatitjen e maskave. Argjila e bardhë është veçanërisht efektive për pastrimin dhe freskimin e lëkurës së thatë, si dhe për trajtimin e strijave dhe rrudhave. Ajo gjithashtu përmban Silic, substancë që ndihmon në eliminimin e toksinave nga lëkura.

Mënyra ideale për përdorimin e argjilës është si:

  • maskë për fytyrën dhe qafën për të parandaluar rrudhat,
  •  pastrues për një pastrim të thellë për lëkurë me puçrra,
  • maskë për vithe të forta dhe të lëmuara,
  • maskë për uljen e barkut,
  •  maskë për çarjet e lëkurës dhe celulitin,
  •  maskë për flokët,

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.

Mund t’ju pëlqejnë edhe…