Blog

Vaji Rapsöl Nativ

by in Blogu 23/03/2015

Linjes se vajrave te presuar ne te ftohte, te permendur ne insertin dedikuar ushqimit te se dieles, i shtohet me furnizimin e ri ne Edesia, dhe vaji Rapsöl nativ, i firmes gjermane Naturata me certifikimin superior Demeter, formati 500ml.

Nje tjeter vaj i shkelqyer per tu perdorur ne sallata te fresketa, perime ne avull dhe pjata te tjera karakterstike.
Permban acide yndyrore te pangopura sikurse vaji i ullirit, duke paraqitur njekohesisht nje raport ideal te acideve yndyrore esenciale Omega 3 dhe Omega 6.

Pervec logos Bio te BE, marka Demeter e njohur qe nga viti 1927 qe ky vaj permban, siguron qe prodhimi, transformimi, dhe shitja e prodhimit me origjine biodinamike te monitorohet ngushtesisht ne cdo hallke te zinxhirit, deri ne leshimin e certifikimit dhe etiketimit, duke e mbrojtur keshtu marken nga modifikime apo cenime te mundshme.

Filtrimi delikat ne te ftohte, pa sjellje nxehtesie nga jashte, e ndihmon njekohesisht produktin te ruaje shijen e tij natyrale karakteristike, sikurse dhe gjithe perberesit e tjere te cmuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *