Tartë me Amarant dhe Marmalatë
Nje tarte me amarant eshte nje recete shume e shijshme, krokante dhe e lehte. Marmalata e zgjedhur do t’a beje akoma me te vecante.
Pjekja: 30 minuta
Pergatitja: 10 minuta
Perberesit:
– 120 gr di miell amarant
– 120 gr miell orizi
– 80 gr lajthi
– 2 luge sheqer te erret
– 6 luge vaj vegjetal
– 200 ml uje
Pergatitja:
Tarta mund te pergatitet direkt me miell amarant ose duke kaluar farat e amarantit ne mixer e duke e krijuar vete miellin tuaj.
Kalohen ne mixer lajthite dhe sheqeri dhe merret nje brume i bute qe i shtohet miellit te amarantit. Shtohet ne kete pike dhe mielli i orizit.
Shtohet vaji, pergatitet brumi i amarantit me duar dhe shtohet uji per ta bere me te bute. Mbasi brumi behet i bute dhe homogjen lihet te zbutet te pakten gjysem ore.
Ne nje tave me leter furre, shtohet brumi dhe i jepet me duar forma klasike e rrumbullaket. Trashesia e brumit duhet te jete pak e shume homogjene.
Zgjidhni marmalaten e preferuar, (ndoshta dhe te bere ne shtepi) dhe shtroni nje shtrese siper.
Fusni tarten per 30 minuta ne 180°.
Nese ju pelqen me shume shija e marmelates se fresket, mund ta gatuani bazen e tartes me amarant dhe ti hidhni siper marmelaten.
Miellin e amarantit, miellin e orizit si dhe marmelate luleshtrydhesh apo boronice pa sheqer, mund t’i gjeni prane dyqanit tone.
Ju befte mire!