Super Ushqimet e Zeza by Edesia in Blogu 02/05/2015 Super ushqimet, te vecanta, te zeza ne menyre rigoroze dhe mbi te gjitha pa gluten. Kur flasim per te zezen ne natyre, e lidhim ate me prezencen e larte te antocianeve: nje pigment i tretshem me vlera te panumerta. Antocianet jane antioksidante shume te mire qe ndihmojne ne luften kunder radikaleve te lira, reduktojne nivelin e kolesterolit dhe parandalojne formimin e semundjeve te keqija. Kujdes: antocianet jane molekula kimike te vecanta vetem te mbreterise vegjetale, keshtu qe makaronat me te zezen e sepies do te kenaqnin shijen tuaj por jo lekuren tuaj. Per te njejtin motiv antocianet shoqerohen nga polifenolet, mbrojtes te sistemit kardiak. -Shume njerez i njohin varietet pa mbarim te orizit te bardhe por me pak e njohin Orizin e Zi ose sic quhet ndryshe Orizi Venere. Eshte nje oriz qe fillimisht fshataret kineze e kultivonin vetem per perandorin dhe oborrin e tij. Ky oriz ka nje perberje ushqimore mjaft interesante: permban shume vitamina C, shume fibra, proteina e kripera minerale (hekur, magnez,selen) -Thjerreza e Zeze Beluga, e njohur dhe si ‘’Haviari i Vegjetarianeve” eshte nje nga bishtajoret qe cmohet me shume per nivelin e larte te hekurit dhe potasiumit, te proteinave, te fibrave te tretshme dhe antocianeve. Jo vetem thjerrezat jane nga bishtajoret me te tretshem, por ato rregullojne funksionimin e stomakut dhe ndalojne mbajtjen e ujit ne trup. -Te tjera bishtajore jane Fasulet e Zeza,te pasura me fibra, antocianeve dhe bioflavonoideve (nje anti tumoral po aq potent). -Super ushqime shume te rendesishme te stines jane dhe Manaferrat dhe Boronicat e Zeza, te pasura me antociane, fibra ushqimore dhe polifenole. Keto te fundit luajne nje rol te rendesishem ne rregullimin e metabolizmit si dhe ne parandalimin e renies njohese, tipike e patologjive neuro –degjenerative te moshes se madhe. -Dhe per ke ka etje ndihmon gjithmone Caji i Zi, qe garanton rekuperimin e dhimbjes muskulare mbas nje aktiviteti intensiv sportiv fale teaflavines, pervec vetive te tjera te forta detoksifikuese dhe antitumorale. Te gjitha super ushqimet e permendura ne postim mund ti gjeni prane dyqanit tone. 02/05/2015