Blog

Shurupi i Agaves

by in Blogu 11/02/2015

Lengu i shurupit te Agaves nxirret nga Agave blu, nje bime e shijshme qe rritet ne shkretetiren e Meksikes. Ka nje kurore gjethesh te pajisura me shume fibra, qe po te priten paraqesin nje strukture xhelatinoze.
Zona ku rregjistrohen kushtet ambientale me te pershtatshme per kultivimin e Agaves jane zona gjeografike e Jaliscos, ne Tekila. Mbas tre viteve te para majat e gjetheve priten, per te pershpejtuar rritjen e per ta lene te maturohet ne 8-11 vjet te tjera, per te perfituar pastaj lengun me te mire te Agaves.
Agave eshte me pak fluid se mjalti por pa shije, ne gjendje te embelsoje 25% me shume se sheqeri i bardhe.
Ne 1981 kanadezi David Jenkins prezantoi nje shkalle referimi standart per te matur lehtesisht fuqine e rritjes se glicemise te cdo sakaridi dhe per ti krahasuar mes tyre si me poshte:

  • Shurupi i Agaves 27
    • Fruktoze 32
    • Laktoze 65
    • Mjalte 83
    • Shurup misri 89
    • Sakaroze 92
    • Glukoze 137

Vlerat e shurupit te Agaves

Lengu i Agaves kryen nje veprim rimineralizues meqenese permban nje sasi te madhe kalciumi, magnezi, potasiumi dhe hekuri.Megjithese eshte i perbere 90% nga fruktozi, ka nje indeks glicemik me te ulet se sheqeret e tjere, madje se dhe vete mjalti.
Kjo do te thote qe shpejtesia me te cilen shurupi i agaves rrit nivelin e glukozes, eshte me e uleta mes embelsuesve natyrale, mbas stevias .Kjo do te thote qe nuk rrit prodhimin e insulines dhe e ben shume te pershtatshem e rekomandueshem per ke vuan nga diabeti .
Per me shume, per permbajtjen e tij te ulet kalorike eshte embelsuesi natyral, ideal per dietat me kalori te uleta, per personat qe duan te ulin kile dhe per femijet duke konsideruar sasine e madhe te elementeve ushqyes dhe te vlefshem qe permban.

Si perdoret shurupi i Agaves

Shurupi i Agaves perdoret si zevendesues i sheqerit ne shume receta. Veganet e perdorin dhe si perdorim te mjaltit. Mund te perdoret gjithashtu per te embelsuar pijet, te ngrohta apo te ftohta si caji sepse tretet shume lehte ne te. Eshte kombinim shume i mire dhe me dritherat e perdorura per mengjes. Ne kuzhine pikerisht per shkat te nivelit te tij te larte embelsues dhe mungeses te shijes, mund te perdoret ne pergatitjen e embelsirave, duke u kujtuar gjithsesi se duhet perdorur me pak se sheqeri i bardhe, meqenese 75 gr shurup agave embelson sa 100 gr sheqer i rafinuar.
Doza e rekomanduar varion nga 6 luge te vogla per femrat, deri ne 9 per burrat ne perdorimet qe permendem me lart. Gjithesesi kur te llogarisni sasine e sheqerit te marre gjate dites, duhet patur kujdes dhe me llojet e tjera te sheqerit qe permban dieta juaj, si lengjet e perpunuara te frutave, embelsirat e ndryshme dhe sheqernave te shtuara ne dieten tuaj.

Produktin Bio te Shurupit te Agaves me ngjyre te lehte dhe ate me te ngjyre te erret, qe eshte me pak i embel dhe me shije me te forte, mund ti gjeni prane dyqanit tone.
Ju mirepresim!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *