Blog

Receta per Pergatitjen e Bukes ne Kushtet e Shtepise

by in Receta e Ditës 26/09/2015

Jeni prej kohesh ne kerkim te nje recete per te pergatitur buken vete ne kushtet e shtepise?

Receta e meposhtme vjen ne ndihmen tuaj, per nje alternative te thjeshte, te sigurt dhe te shendetshme.

Perberesit:
500gr miell farro gjysem integral
10 gr vaj
1 luge e vogel kripe
9 gr ose nje bustine maja e thate
350 ml uje i vaket
1 luge mjalte
50gr fara (fara liri,kungulli,suzami,luledielli)

Pergatitja:
Perziejme me kujdes miellin,kripen dhe majane.Shtojme ujin,mjaltin dhe vajin.I perziejme derisa te marrim nje brume uniform dhe te lemuar. E leme te rrije ne qetesi per 30 minuta. I shtojme farat brumit, e shtrojme ne nje tave drejtekendeshe te lyer me pak vaj dhe i shtojme farat dhe persiper.E leme te rrije ne tave per 15 minuta te tjera.
E fusim ne furre te ftohte duke e graduar me pas ne 180°C per 30 minuta dhe ne 220°C per 12 minuta te tjera per ti dhene ngjyren e verdhe te pjekur.

Mund t’i gjeni te gjithe perberesit e kesaj recete prane dyqanit tone.
Ju befte mire 🙂!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *