Blog

Qumështi i Gomaricës

by in Blogu 28/03/2015

Një produkt kaq i rrallë – Qumështi i Gomaricës

Qumeshti i gomarices, nder tipet e ndryshme te qumeshtit, eshte ai qe ngjan me shume me qumeshtin e nenes. Meqenese eshte shume mire i asimilueshem dhe tretet lehte keshillohet per te porsalindurit qe nuk mund te pine qumeshtin e nenes dhe jane alergjike nga proteinat e llojeve te tjera te qumeshtit dhe pse kjo kategori vleresohet vetem si 1-3 % e te porsalindurve.

Shija e tij eshte  e lehte dhe pak e embel. Eshte per me shume i pasur me kripera minerale si fosfori dhe kalciumi qe favorizojne zhvillim te shendetshem. Rezulton te jete dhe me pak i yndyrshshem se qumeshti i lopes.

Ne fushen kozmetike ku ky qumesht eshte shume i permendur perkufizohet si shume mire i tolerueshem per te gjitha llojet e lekurave. Shumellojshmeria e perbereseve si vitamina A, B1, B2 ,B6, C, D, E, minerale dhe oligoelemente, acide yndyrore te pangopura (omega 3 dhe omega 6), proteina dhe aminoacide e bejne nje trajtim shume te vecante kozmetik me veti te larta hidratuese, rigjeneruese dhe ushqyese.

Pasuria ne kripera minerale dhe oligoelemente si kalciumi dhe fosfori ndihmojne ne forcimin e mbrojtjes natyrale te lekures.

Si perdorim kozmetik rekomandohet gjithashtu per banjat ne vaske. Me qumeshtin e gomarices mund te pergatitet dhe nje pastrues i bere ne kushtet e shtepise, duke bashkuar pak miell bajame (bajame te grira holle ne mixer), qumesht gomarice dhe pana. Hapet me nje pambuk mbi fytyren e paster perpara momentit te gjumit.

Rekomandohet vecanerisht per trajtimin e problemeve te lekures si ekzeme, psoriaze, akne si dhe per lekure e thate dhe te ndjeshme.

Per shkak te vlerave dhe sasise se limituar ne treg qumeshti i gomarices, ka gjithsesi nje kosto superiore kundret llojeve te tjera te qumeshtit.

Ne frymezimin e bukurise natyrale, do te percjellim ne vijim dhe formulen e nje maske te thjeshte per lekuren, qe mund te realizohet ne kushtet e shtepise.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *