Dyqani Ynë

Xhinxher Pluhur


410.00 L

Përshkrim

Xhinxher Pluhur ( 35g )

Xhinxher (Zingiber Officinale) është një bimët më të vjetra të kultivuara. Historianët besojnë që xhinxheri është kultivuar për më shumë se 5000 vjet, qëkur indianët dhe kinezët e zbuluan dhe përdorën si tonik rrënjët e tij për të shëruar një sërë gjendjesh shëndetësore. Xhinxheri është një bimë që nuk përmban as kafeinë as sheqer, por përmban një përzierje vitaminash dhe mineralesh që funksionojnë së bashku për të sjellë benefite për shëndetin tuaj.Për më tej, xhinxheri përmban xhinxherol, një përzierje unike që mund të ndihmojë qarkullimin kardiovaskular.

Benefitet shëndetsore të xhinxherit janë të pafundme:

  • Të lehtëson të vjellat. Nëse keni përzierje për çfarëdolloj arsyeje, të pini çaj xhinxheri mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë.
  • Sjellin  lehtësim në problemet e stomakut. Të pini çaj xhinxheri mund të përmirësojë shëndetin e stomakut duke reduktuar efektet e tretjes jo-të rregullt kronike.
  • Vetitë anti-inflamatore të xhinxherit tashmë njihen. Të pini çaj xhinxheri ndihmon në lehtësimin e dhimbjes së muskujve pas një stërvitjeje intensive.
  • Lëhtëson gjendjet respiratore. Xhinxheri mund të ndihmojë në lehtësimin e inflamacionit që lidhet me sistemin respirator si astma, duke ju lejuar të merrni frymë lirisht.
  • Përmirëson funksionin e sistemit nervor. Në një studim, ku morën pjesë femra të shëndetshme (të moshës së mesme), studiuesit zbuluan që xhinxheri mund të përmirësojë vëmendjen dhe proceset njohëse pa shkaktuar efekte anësore.
  • Lehtëson dhimbjet menstruale. Vetitë e xhinxherit për relaksimin e muskujve mund të sjellin lehtësim për  dhimbjet menstruale, sic është treguar në një stuim.
  • Forcon sistemin imunitar. Antioksidantët e shumtë që gjenden në çajin e xhinxherit mund të forcojnë sistemin imunitar, duke reduktuar rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet infektive.

Përgatitja:

Përdoret si erëz në pjata të ndryshme si rizoto, pasta dhe supëra.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.