Dyqani Ynë

Vaj i Lules së Shfranit – Safflower oil


1,400.00 L

Përshkrim

Vaj i Lules së Shfranit – Safflower oil ( 250ml )

Vaji i safflower, i njohur gjithashtu si vaji i farës së shafranit. Fara e shfranit jane te bardha, teper te vogla dhe shume te pausra ne acid vajore. Ndaj dhe  vaj i safflower eshte po aq i lakmuar sa pistili i lules se shafranit.  Ky vaj ka një histori të gjatë përdorimi në mjekësi tradicionale dhe kuzhinë dhe së fundmi, është bërë i popullarizuar për përfitimet e tij të shumta shëndetësore dhe kozmetike. Ky vaj i nxjerr nga kjo lule kaq e vecantë dhe e shumë-përdorur në mjekësi dhe kozmetike ka një përmbajtje të lartë acidesh yndyrore te pangopura Omega 3 & Omega 6.

Benefitet shëndetsore të vajit të lules së shafranit:

  • Përshkak të përmbajtjes së lartë të acidt linoleik, omega 6 &  acid oleik, një acid yndyror omega-9 të cilët  ndihmojnë në funksionimin e mirë të qelizave dhe ulin kolesterolin e keq ne gjak. Duke ndihmuar ne shëndetin e zemrës dhe mbrojtur nga infarktet.
  • Përmirëson i shëndetit e lëkurës – Përmbajtja e lartë e acideve yndyrore ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe parandalimin e thatësires, madje trajton deri ekzemen. Vaji i safflower ka veti anti-inflamatore që mund të ndihmojnë në reduktimin e skuqjes dhe acarimit të lëkurës. Përmban vitaminë E, e cila vepron si antioksidant, duke mbrojtur lëkurën nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira.
  • Ndihmon në forcimin e flokëve dhe përmirësimin e shëndetit të skalpit, duke parandaluar problemet si zbokthi dhe rënia e flokëve. Hidraton flokët e thatë dhe të dëmtuar, duke u dhënë atyre shkëlqim dhe elasticitet.
  • Eshte shume i mire dhe  i shendetshem per tu perdorur dhe gatim .Vaji i safflower ka një pikë të lartë djegieje, duke e bërë atë të përshtatshëm për skuqje dhe gatim në temperatura të larta.Gjithahstu ka një shije të lehtë dhe neutrale, ideale për sallata dhe marinata.
  • Ndihmon jashtezakonisht shume ne renien ne peshe. Disa studime sugjerojnë që vaji i safflower mund të ndihmojë në uljen e yndyrës së trupit, veçanërisht në zonën abdominale, kur përdoret si pjesë e një diete të ekuilibruar.

Përdorimi: 

Përdoret shumë mire në receta dhe salca të ndryshme për sallatë. Por gjithashtu edhe si produkt kozmetik pas dushit në lëkurë të pastër apo në pjesë të lëkurës ku keni probleme si ekzema. Si kurë rekomandohet një lugë çaji esëll në mëngjes.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.

Mund t’ju pëlqejnë edhe…