Dyqani Ynë

Vaj Rigoni (Tretur në Vaj Ulliri Ekstra të Virgjër)


1,600.00 L

Përshkrim

Vaj Rigoni (Tretur në Vaj Ulliri Ekstra të Virgjër) (100 mL)

Vaji i rigonit, vjen nga gjethet e bimës së rigonit dhe është përdorur prej shekujsh për të luftuar infeksionet dhe ftohjen e zakonshme, pavarësisht nga shija e tij e hidhur. Ky format i vajit te rigonit (99% vaj ulliri ekstra i virgjër & 1% vaj esencial rigoni) është 100% bioorganik , megjithatë, i ndryshëm nga vaji esencial i rigonit, i cili është shumë më i koncentruar dhe jo i sigurt për konsum, pa u holluar fillimisht në një vaj tjetër.

Rigoni në vetvete përmban përbërës të quajtur Fenole, Terpene dhe Terpenoide, të cilët kanë veti të fuqishme antioksiduese dhe janë përgjegjës për aromën e tij.

Fenoli më i bollshëm në rigon ,Karvakroli, është vërtetuar se ndalon rritjen e disa llojeve të ndryshme të baktereve.
Timoli nga ana tjetër vepron si agjent natyral anti-mykotik, gjithashtu mund të mbështesë sistemin imunitar dhe të mbrojë ndaj toksinave.
Ndërsa Acidi rozmarinik është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbrojtjen kundër dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira.

Përfitimet Shëndetësore:

  • Ka veti të fuqishme antibakteriale, lufton baktere të tilla si Stafilokoku dhe kontrollon rritjen bakteriale në zorrën e hollë.
  • Vaji i rigonit përmban shumë polifenole (karvakrolin dhe timolin): këta përbërës aktivë ndihmojnë në uljen e kolesterolit total.
  • Vaji i rigonit është një antioksidant i fuqishëm, që mbron organizmin nga dëmtimet e shkaktuara nga stresi oksidativ & radikalet e lira.
  • Vaji i rigonit gjithashtu është një agjent anti-mykotik sidomos kundër Candidas. Sugjerohet konsumi nga goja për mykun në traktin tretës & aplikimi i jashtëm për mykun në lëkurë/thonj.
  • Qetëson simptomat e alergjive, për shkak të funksionit të tij antihistaminik.
  • Vepron si anti-inflamator : Lehtëson mukozën e inflamuar të fytit në raste virozash ose infeksionesh të tjera.
  • Vaji i rigonit mund të jetë gjithashtu një mjet i dobishëm për njerëzit që kërkojnë të humbin peshë, pasi Karvakroli, përbërësi kryesor në vajin e rigonit, dëmton një pjesë të procesit që çon në krijimin dhe akumulimin e indit dhjamor.
  • Vaji i rigonit është një aleat i mirë i personave fizikisht aktivë sepse lehtëson ngërçet , dhimbjet e muskujve & ndihmon shërimin ndrydhjeve , tendinitit.

Si ta përdorni Vajin e rigonit të tretur në vaj ulliri?

  • Për të mbështetur shëndetin e zorrëve: Pini 1 deri në 2 pika të vajit të rigonit të tretur, duke e vendosur nën gjuhë ose duke e përzier me ujë ose lëng.
  • Kundër infeksioneve të lëkurës :  Aplikoni pak vaj direkt mbi zonën e prekur, por testoni fillimisht në një pjesë të vogël të lëkurës për të shmangur irritimet.
  • Për masazh relaksues: Masazhoni zonat me dhimbje muskulore ose kyçe duke përdorur këtë vaj për shkak të vetive anti-inflamatore të rigonit.

Kujdes!

  • Këshillojmë konsultën me mjekun : nëse merrni medikamente të tjera, nëse jeni shtatëzanë ose në gjidhënie, nëse dëshironi ta nisni si kurë për fëmijët e vegjël, nëse jeni të diagnostikuar me sëmundje gastrike.
  • Shmangni kontaktin me sytë .

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.