Dyqani Ynë

Vaj Fara Liri


1,200.00 L

Vaji i lirit përmban acide yndyrore esenciale omega-6 dhe omega-9, Vitaminat B, potas, leitin, magnez, fiber, protein dhe zink, e gjithashtu ofron rreth 50% më shumë omega-3 vaj se sa do të mund të marrësh duke marr vaj peshku, plus nuk e ka shijen e tmerrshme ashtu sikur pasi te marresh vaj peshku.

Përshkrim

Vaj Fara Liri (250ml)

Liri  është një lule me petale ngjyrë blu. Ky vaj natyral rekomandohet shumë për mirëqenie dhe ushqim të trupit e konsiderohet të jetë burimi më i pasur në natyrë me acide yndyrore omega-3 që kërkohen për shëndetin e mirë të gati secilit sistem trupor.

Benefitet shëndetsore te vajit te farave te lirit:

  • Kërkimet tregojnë më pak raste të kancerit në gji dhe në zorrë të trash në popullata që kanë sasi të larta të lignanit në dietën e tyre. Lini është 100 herë më i pasur me lignan se sa cilido drithërat tjera.
  • Studimet tregojnë se Acidet Yndyrore Omega-3 ndihmojnë në uljen e kolesterines dhe triglicerideve të gjakut, dhe parandalojnë mpiksjen e gjakut në arterie, që mund të shpie te goditja në tru, sulm ne zemer dhe trombozë.
  • Ndihmon trupin kundër shtypjes se larte te gjakut, inflamacionit, mbajtjes së ujit dhe funksionit të ulët imunitar.
  • Shkurton kohën e mëkëmbjes të muskujve të lodhur pas ushtrimeve.
  • Shton prodhimin e energjisë e gjithashtu shton qëndrueshmërinë (staminën).
  • Përshpejton shërimin e ndrydhjeve dhe të mavijosjes.
  • Rrit normën metabolike duke e bërë më të lehtë për të djegur yndyrën e tepërt (dhjamin).
  • Përmirëson absorbimin e Kalciumit.
  • Forcon thonjtë e duarve dhe të këmbëve.
  • Mund të përmirësoj pamjen dhe perceptimin e ngjyrave.
  • Shpesh përmirëson funksionimin e mëlçisë.
  • Lehtëson disa raste të astmës.
  • Ndihmon në trajtimin e ekzemës, psoriasit dhe zbokthit.
  • Lehtëson simptomat e Artriti Reumatoid.
  • Lehtëson disa alergji
  • Ndihmon në parandalimin e arteriosklerozës (akumulimit të depozitave yndyrore brenda enëve të gjakut, veçanërisht tek arteriet e mëdha dhe ato të madhësisë mesatare, që shumë njerëz vuajnë prej saj gjatë procesit të plakjes).
  • Ulë shtypjen e lartë të gjakut tek ata që vuajnë nga hipertensioni.

Përdorimi:

Doza ditore që rekomandohet për shumicën e njerëzve është 5ml një herë deri 3 herë në ditë. Edhe më mirë do të ishte nëse ushqimeve si buka dhe sallatat që hani ju shtoni vaj lini. Mund te perdoret deri 10ml vaj lini në ditë sigurt dhe pa efekte anësore.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.