Përshkrim
Vaj Esencial Rozmarine (10 ml)
Vaji esencial i rozmarinës është një nga vajrat më të përmendur për vetitë e tij estetike dhe aromaterapeutike. Që në lashtësi është përdorur nga grekët dhe romakët në ritualet e tyre fetare, por gjithashtu si bimë medicinale. Sot gjen një përdorim të gjerë në kuzhinë, kozmetikë dhe farmaceutikë.
Vaji esencial i rozmarinës përdoret kryesisht për përdorim të jashtëm, por nuk duhen nënvlerësuar vetitë e tij fantastike për organizmin.
Benefitet shëndetësore të vajit esencial të rozmarinës:
- Stimulues i trurit: Përdoret si aromaterapi për të rritur vigjilencën mendore, qartësinë dhe aftësinë nxënëse.
- Lehtësim i dhimbjes: Përdoret në masazh për të lehtësuar dhimbjen nga artriti dhe problemet reumatizmale pasi ka veti anti-inflamatore.
- Antimikrobial dhe Antifungal: Ka treguar të jetë efektiv kundër një sërë bakteresh dhe kërpudhash, duke e bërë të dobishëm për trajtimin e infeksioneve të lëkurës dhe për dezinfektimin e mjedisit.
- Kundër rënies së flokëve: Është vaj numër 1 për rënien e flokëve, pastrimin e zbokthit, forcimin dhe rritjen e tyre.
- Detoksifikim: Mund të konsumohet dhe ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat dhe në përmirësimin e funksionit të mëlçisë dhe veshkave.
- Efekt diuretik: Ndihmon në eliminimin e mbeturinave dhe ujërave të tepërta nga trupi.
- Lehtësim i dhimbjeve menstruale dhe problemeve të tretjes: Përdoret për të lehtësuar dhimbjet menstruale dhe krampet e stomakut.
Përdorimi:
Vaji esencial për përdorim kozmetik hollohet gjithmonë me një vaj tjetër që mund të jetë vaj kokosi apo vaj ulliri. Pasi e keni përzier, mund ta përdorni si maskë për flokët apo të masazhoni vendet problematike në lëkurë. Për konsumim duhet të jemi të kujdesshëm: vetëm 1-2 pika në ditë të tretura në ujë ose në lëng, jo më gjatë se 5 ditë.**
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.