Dyqani Ynë

Vaj Esencial Limoni


1,600.00 L

Përshkrim

Vaj Esencial Limoni ( 10ml )

Limoni, i quajtur shkencërisht Citrus limon, është një bimë me lule që i përket familjes Rutaceae. Bimët e limonit rriten në shumë vende të botës, megjithëse ato janë vendase në Azi dhe besohet se janë sjellë në Evropë rreth vitit 200 pas Krishtit.

Në Amerikë, marinarët anglezë përdornin limonët ndërsa ishin në det për t’u mbrojtur nga skorbuti dhe kushtet e shkaktuara nga infeksionet bakteriale.

Vaji esencial i limonit vjen nga presimi në të ftohtë i lëkurës së limonit, jo e frutave të brendshme. Lëkura është në fakt pjesa më e pasur me lëndë ushqyese e limonit për shkak të fitonutrientëve të tij të tretshëm në yndyrë.

Benefitet shëndetsore të vajit esencial të limonit:

  • Lehtëson të vjellat në mënyrë të veçantë  nëse jeni shtatzënë dhe keni të vjella në mëngjes, vaji esencial i limonit shërben si një ilaç natyral dhe efektiv.
  • Ndihmon në qetësimin e problemeve të tretjes, duke përfshirë çështje si gastriti dhe kapsllëku.
  • Trajton problemet me lëkurën. Hidraton dhe ushqen lëkurën, riparon njollat nga aknet apo dëmtimet si dhe qetëson aknet e inflamuara.
  • Ndihmon në mbrojtjen e trupit kundër patogjenëve të dëmshëm dhe promovon detoksifikimin përmes gjakut dhe mëlçisë. Vaji i limonit gjithashtu stimulon kullimin limfatik. Kjo ndihmon trupin të pastrohet nga mbeturinat dhe toksinat.
  • Promovon humbjen në peshë.
  • Ka veti antibakteriale, antioksidante dhe anti-inflamatore, kështu që ndihmon në rritjen e sistemit  imunitar dhe luftimin e sëmundjeve të frymëmarrjes. Ai gjithashtu shërben si një nga vajrat thelbësorë kryesorë për alergjitë.
  • Funksionon si një agjent natyral antimikrobik për shkak të dy përbërjeve dominuese që gjenden në vaj, limonenit dhe b-pinenit.
  • Studimet  tregojnë se limoneni, përbërësi kryesor i vajit esencial të limonit, ka efekte antitumorale dhe kimioterapeutike.\

Përdorimi:

Përdoret si aromatherapy për ta marrë ndërmjet rrugëve të frymëmarrjes. Gjithashtu mund të bëhet pjese e maskave të ndryshme për lëkurë dhe flokë.

Kujdes:

Mos e përdorni asnjëherë direkt në lëkurë, gjithmonë i holluar me ndonjë vaj tjetër.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.