Dyqani Ynë

Vaj Esencial Eukaliptus


960.00 L

Përshkrim

Vaj Esencial Eukaliptus ( 10ml )

Vaji esencial Eukaliptus prodhohet nga gjethet e pemëve të eukaliptit. Pema i përket familjes së bimëve Myrtaceae, e cila rritet në Australi, Tasmani dhe ishujt përreth. Ka më shumë se 500 lloje eukalipi por vaji esencial nga Eucalyptus salicifolia dhe Eucalyptus globulus shfrytëzohen për efektet e tyre mjekësore.

Benefitet shëndetsore të vajit esencial të eukaliptus:

  • Është një nga më efektivët kundrejt problemeve respiratore, duke përfshirë sëmundjen pulmonare obstruktive kronike (COPD), asmën, sinuset, ftohjen, kollën dhe gripin.
  • Lehtëson kollën dhe ndihmon në nxjerrjen e sekrecioneve.
  • Lufton infeksionet. Vaji i eukaliptit dhe komponenti i tij kryesor, eukaliptoli, kanë efekte antimikrobiale kundër bakterieve, viruseve dhe kërpudhave.
  • Redukton dhimbjen, inflamacionin dhe enjtjen muskulare.
  • Ka dhe veti gjallëruese që nxit qartësinë mendore dhe sjell një relaksim të muskujve facialë, dhe ndihmon kur jeni duke vuajtur nga dhimbja e kokës, e shkaktuar nga stresi dhe lodhja.
  • Për shkak të vetive antimikrobiale dhe antiseptike, eukalipti është shumë i mirë kundër irritimit të lëkurës, plagëve, të prerave, djegies, ulçerës dhe pickimit nga insektet.
  • Ndihmon për një shëndet oral të mirë dhe frymëmarrje të freskët.

Përdorimet:

  1. Dizinfekton shtëpinë tuaj: Shtoni 20 pika vaj esencial eukalipti në një shishe me ujë dhe pastroni sipërfaqet e shtëpisë.
  2. Stoponi shtimin e mykut: Shtoni 5 pika vaj eukalipti në fshesën me korent ose pastruesin e sipërfaqeve për të ndaluar zhvillimin e mykut.
  3. Largon minjtë: Shtoni 20 pika vaj eukalipti në një shishe të mbushur me ujë dhe spërkatni zonat e preferuara nga minjtë. Nëse keni mace, duhet të keni kujdes pasi vaji i eukaliptit i acaron ato.
  4. Përmirëson alergjitë sezonale: Përhapni 5 pika vaj esencial eukalipti në shtëpi ose punë, ose aplikoni 2-3 pika në mënyrë lokale në gjoks ose tëmtha.
  5. Çliron kollën: Bëni një Vapor Rub në kushte shtëpie duke kombinuar vajin e eukaliptit me vajin e mentes, ose aplikoni 2-3 pika vaj esencial eukalipti në gjoks ose në qafë.
  6. Pastron sinuset: Hidhni 1-2 pika vaj eukalipti në një enë më ujë të nxehtë. Më pas vendosni një peshqir mbi kokë dhe qëndroni mbi avuj për 5-10 minuta.
  7. Lehtëson dhimbjen e fytit: Aplikoni 2-3 pika vaj eukalipti në gjoks ose fyt, ose shpërndani në ajër 5 pika vaj.
  8. Lehtëson dhimbjen e veshit: Aplikoni 2-3 pika vaj eukualipti në gjoks dhe qafë, ose masazhoni me kujdes në zonën e jashtme të kanalit të veshit. Mos harroni ta holloni vajin e eukaliptit kur e përdorin lokalisht tek fëmijët!
  9. Nxit sistemin imunitar: Krijoni kombinimin tuaj të vajrave me eukalipt, karafil, limon, kanellë dhe rosmarinë dhe shpërndani disa pika në ambjentin ku rrini.
  10. Lehtëson irritimet e lëkurës: Aplikoni 2-3 pika vaj eukalipti në një pambuk të vogël dhe vendoseni në zonën e prekur 2-3 herë në ditë derisa të përmirësohet.
  11. Zhduk pickimet e insekteve: Aplikoni 2-3 pika vaj eukalipti në një pambuk të vogël dhe vendoseni në zonën e pickuar 3 herë në ditë derisa të zhduket.
  12. Nxit rritjen e energjisë: Aplikoni 2-3 pika në tëmtha dhe në qafë.
  13. Lehtëson dhimbjen e kokës: Shpërndani 5 pika vaj eukalipti në shtëpi ose punë, thithni aromën direkt nga shishja ose aplikoni 2-3 pika në tëmtha dhe në qafë.
  14. Lehtëson dhimbjet muskulare: Aplikoni 2-3 pika vaj eukalipti në zonën ku ndjeni dhimbjen. Për të mbuluar një zonë të madhe, përzieni eukaliptin me një lugë çaji vaj mbajtës, si psh. Vaj kokosi ose vaj bajame.
  15. Lufton erën e keqe të gojës dhe kavitetet: Përdoreni vajin e eukaliptit si një larës goje natyral duke shtuar 1-2 pika në ujë (me gargarë).

Kujdes:

Mos e përdorini asnjëherë direkt në lëkurë të pa holluar me ndonjë vaj tjetër vegjetal më të butë. Mos e konsumoni nëse në paketim nuk e specifikon që është për t’u konsumuar.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.