Përshkrim
Vaj Esencial Eukaliptus ( 10ml )
Vaji esencial Eukaliptus prodhohet nga gjethet e pemëve të eukaliptit. Pema i përket familjes së bimëve Myrtaceae, e cila rritet në Australi, Tasmani dhe ishujt përreth. Ka më shumë se 500 lloje eukalipi por vaji esencial nga Eucalyptus salicifolia dhe Eucalyptus globulus shfrytëzohen për efektet e tyre mjekësore.
Benefitet shëndetsore të vajit esencial të eukaliptus:
- Është një nga më efektivët kundrejt problemeve respiratore, duke përfshirë sëmundjen pulmonare obstruktive kronike (COPD), asmën, sinuset, ftohjen, kollën dhe gripin.
- Lehtëson kollën dhe ndihmon në nxjerrjen e sekrecioneve.
- Lufton infeksionet. Vaji i eukaliptit dhe komponenti i tij kryesor, eukaliptoli, kanë efekte antimikrobiale kundër bakterieve, viruseve dhe kërpudhave.
- Redukton dhimbjen, inflamacionin dhe enjtjen muskulare.
- Ka dhe veti gjallëruese që nxit qartësinë mendore dhe sjell një relaksim të muskujve facialë, dhe ndihmon kur jeni duke vuajtur nga dhimbja e kokës, e shkaktuar nga stresi dhe lodhja.
- Për shkak të vetive antimikrobiale dhe antiseptike, eukalipti është shumë i mirë kundër irritimit të lëkurës, plagëve, të prerave, djegies, ulçerës dhe pickimit nga insektet.
- Ndihmon për një shëndet oral të mirë dhe frymëmarrje të freskët.
Përdorimet:
- Dizinfekton shtëpinë tuaj: Shtoni 20 pika vaj esencial eukalipti në një shishe me ujë dhe pastroni sipërfaqet e shtëpisë.
- Stoponi shtimin e mykut: Shtoni 5 pika vaj eukalipti në fshesën me korent ose pastruesin e sipërfaqeve për të ndaluar zhvillimin e mykut.
- Largon minjtë: Shtoni 20 pika vaj eukalipti në një shishe të mbushur me ujë dhe spërkatni zonat e preferuara nga minjtë. Nëse keni mace, duhet të keni kujdes pasi vaji i eukaliptit i acaron ato.
- Përmirëson alergjitë sezonale: Përhapni 5 pika vaj esencial eukalipti në shtëpi ose punë, ose aplikoni 2-3 pika në mënyrë lokale në gjoks ose tëmtha.
- Çliron kollën: Bëni një Vapor Rub në kushte shtëpie duke kombinuar vajin e eukaliptit me vajin e mentes, ose aplikoni 2-3 pika vaj esencial eukalipti në gjoks ose në qafë.
- Pastron sinuset: Hidhni 1-2 pika vaj eukalipti në një enë më ujë të nxehtë. Më pas vendosni një peshqir mbi kokë dhe qëndroni mbi avuj për 5-10 minuta.
- Lehtëson dhimbjen e fytit: Aplikoni 2-3 pika vaj eukalipti në gjoks ose fyt, ose shpërndani në ajër 5 pika vaj.
- Lehtëson dhimbjen e veshit: Aplikoni 2-3 pika vaj eukualipti në gjoks dhe qafë, ose masazhoni me kujdes në zonën e jashtme të kanalit të veshit. Mos harroni ta holloni vajin e eukaliptit kur e përdorin lokalisht tek fëmijët!
- Nxit sistemin imunitar: Krijoni kombinimin tuaj të vajrave me eukalipt, karafil, limon, kanellë dhe rosmarinë dhe shpërndani disa pika në ambjentin ku rrini.
- Lehtëson irritimet e lëkurës: Aplikoni 2-3 pika vaj eukalipti në një pambuk të vogël dhe vendoseni në zonën e prekur 2-3 herë në ditë derisa të përmirësohet.
- Zhduk pickimet e insekteve: Aplikoni 2-3 pika vaj eukalipti në një pambuk të vogël dhe vendoseni në zonën e pickuar 3 herë në ditë derisa të zhduket.
- Nxit rritjen e energjisë: Aplikoni 2-3 pika në tëmtha dhe në qafë.
- Lehtëson dhimbjen e kokës: Shpërndani 5 pika vaj eukalipti në shtëpi ose punë, thithni aromën direkt nga shishja ose aplikoni 2-3 pika në tëmtha dhe në qafë.
- Lehtëson dhimbjet muskulare: Aplikoni 2-3 pika vaj eukalipti në zonën ku ndjeni dhimbjen. Për të mbuluar një zonë të madhe, përzieni eukaliptin me një lugë çaji vaj mbajtës, si psh. Vaj kokosi ose vaj bajame.
- Lufton erën e keqe të gojës dhe kavitetet: Përdoreni vajin e eukaliptit si një larës goje natyral duke shtuar 1-2 pika në ujë (me gargarë).
Kujdes:
Mos e përdorini asnjëherë direkt në lëkurë të pa holluar me ndonjë vaj tjetër vegjetal më të butë. Mos e konsumoni nëse në paketim nuk e specifikon që është për t’u konsumuar.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.