Dyqani Ynë

Trumzë e Egër


490.00 L

Përshkrim

Trumzë e Egër (30gr)

E quajtur ndryshe edhe Thymus vulgaris, është një bimë me degë të me gjethe jeshile në gri, ndërsa lulja e saj ka një ngjyrë karakteristike rozë në lejla. Ajo përmban shumë lëndë ushqyese si: beta-karoteni dhe vajra esencialë që kanë funksione antioksiduese. Gjithashtu është e pasur edhe me disa vitamina, veçanërisht ato të grupit B, por edhe vitaminë C, E dhe K. Bima siguron një nivel të lartë të kripërave minerale kryesisht kalcium, hekur, fosfor dhe magnez, të dobishme për kockat dhe sistemin nervor. Gjithashtu interesant është niveli i lartë fibrave dhe proteinave.

Përfitimet shëndetësore të trumzës:

  • Falë antioksidantëve që përmban edhe nëse konsumohet si bimë, trumëza ndihmon për trajtimin e bronkitit, faringjitit, nazofaringjitit dhe sinusitit.
  • Për më tepër, ka funksion mbrojtës për fytin dhe kordat vokale.
  • Trumëza është në gjendje të ndihmojë mëlçinë në procesin e eliminimit të kolesterolit.
  • Është e dobishme në trajtimin e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, falë veprimit antibacterial.
  • Si një antimikrobik, është në gjendje të luftojë puçrrat, aknet dhe inflamacionet e lëkurës.
  • Gjithashtu përmirëson rrahjet e zemrës, duke ndihmuar në normalizimin e presionit të gjakut.

Përdorimi:

Trumza mund të përdoret si caj dhe si erëz. Si erëz ajo zë vend në shumë gatime në kuzhinë, kryesisht në pjatat e mishit. Ndërsa si caj mund të konsumohet një filnxhan në ditë, mjafton të difuzoni 5gr trumëz të tharë në 200ml ujë, mund ta shoqëroni me mjaltë ose ëmbëlsues sipas dëshirës.