Përshkrim
Stika Pishe – Bio Organike, E Çertifkuar (50g)
Stikat e pishave konsiderohen si një nga tipet më të çmuara të frutave të thatë me lëvozhgë. Stikat e pishës kanë qenë një burim vlerash dhe ushqim i preferuar që nga lashtësia. Ato kanë një shije të ëmbël dhe krokante gjithashtu përmbajnë proteina, fibra, minerale dhe vitamina.
Benefitet shëndetsore të stikave të pishës:
- Stikat ndihmojnë në rënien në peshë:
Stikat e pishës janë një burim i pasur acidi pinoleik që në vetvete është një acid yndyror. Sipas studimeve shkencore ky lloj acidi shërben për të ndrydhur urinë duke çliruar një sërë hormonesh që të bëjnë të ndihesh i/e ngopur.
- Mbrojnë zemrën:
Stikat e pishës janë një burim i shkëlqyer i yndyrnave të pangopura që kanë një funksion të rëndësishëm në uljen e kolesterolit në gjak. Një gjë e tillë ul rrezikun ndaj atakut në zemër dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Stikat e pishës kanë sasi të larta të vitaminës E, vitaminës K, bakrit, hekurit dhe manganit që i japin zemrës shëndet të mirë.
- Stikat e pishës janë të pasura me hekur:
Stikat e pishës janë të pasura me hekur. Organizmi e përdor hekurin për shumë proçese thelbësore siç është rregullimi i sistemit qendror nervor dhe qarkullimit të gjakut. Bakri që është natyralisht i pranishëm në stikat e pishës ndihmon në përthithjen e hekurit nga trupi dhe parandalon plakjen.
- Speciale kundër moshës:
Një tjetër vlerë e shtuar e stikave të pishës është fakti që ato munden të ngadalësojnë proçesin e plakjes. Kjo arrihet falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve që mbrojnë trupin ndaj dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira. Këto të fundit janë molekula që prodhohen kur trupi shpërbën ushqimin ose kur jemi të ekspozuar ndaj ndotjes siç janë pluhurat ose tymi i cigares.
- Shëndeti i syve:
Stikat e pishave përmbajnë luteinë që ndihmon sytë në filtrimin e rrezeve UV dhe parandalon dëmtimet e retinës dhe shikimit në përgjithësi. Shikimi ynë përkeqësohet me kalimin e moshës dhe luteina është shumë e rëndësishme për sytë. Stikat e pishës kanë edhe beta karoten të cilin organizmi ynë e kthen në vitaminë A, që në vetvete është shumë e mirë për shëndetin e përgjithshëm të syve.
- Japin energji:
Stikat e pishës janë fantastike për të na dhënë energji. Ato janë të pasura me proteina të cilat organizmi ynë i përdor për të rregulluar indet e dëmtuar. Stikat e pishës sjellin energji edhe më shumë se pijet energjike dhe ndihmojnë të jemi energjikë për më shumë kohë. Magnezi tek stikat e pishës përmirëson përdorimin e oksigjenit në favor të djegies së kalorive dhe rrit nivelet e energjisë.
Përdorimi:
Ato përdoren në përgatitjen e ëmbëlsirave, sallatave dhe salcave por gjithashtu mund të konsumohen si snack mes vakteve.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.