Dyqani Ynë

Rosehip Pluhur


1,150.00 L

Përshkrim

Rosehip Pluhur – 100 gr

Pluhuri i trëndafilit të egër (rosehip powder) është një pluhur i marrë nga frutat e trëndafilit të egër, veçanërisht nga lloji Rosa canina. Ky pluhur është i njohur për përmbajtjen e lartë të vitaminës C dhe antioksidantëve të tjerë, duke e bërë atë një shtesë të vlefshme në dietë dhe kujdesin e lëkurës.

Përfitimet:

  • Lehtësimi i Dhimbjeve të Artritit: Pluhuri rosehip ka treguar aftësinë për të lehtësuar dhimbjet e lidhura me osteoartritin dhe ngurtësinë e nyjave, duke përmirësuar lëvizshmërinë.
  • Shëndeti Kardiovaskular: Konsumimi i rregullt i pluhurit rosehip kontribuon në shëndetin e zemrës duke ulur presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit. Nga ana tjetër redukton kolesterolin total dhe LDL (kolesterolin e keq), duke ulur kështu rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
  • Shëndeti i Lëkurës dhe Anti-Aging: I pasur me vitaminë C dhe antioksidantë, pluhuri rosehip mbështet shëndetin e lëkurës duke promovuar prodhimin e kolagjenit, i cili është thelbësor për elasticitetin e lëkurës dhe reduktimin e rrudhave. Ai gjithashtu ndihmon në luftën kundër  stresit oksidativ, një faktor që kontribuon në plakjen e parakohshme të lëkurës.
  • Mbështetje për Sistemin Imunitar: Përmbajtja e lartë e vitaminës C forcon sistemin imunitar, duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve të zakonshme dhe përmirësuar shëndetin e përgjithshëm.
  • Menaxhimi i Peshës: Balancon metabolizmin e yndyrës dhe reduktuon depozitimin e saj në inde.
  • Shëndeti i Traktit Gastro-Intestinal: Rposehip pluhur përmban fibra dietike, të cilat ndihmojnë në tretje dhe promovojnë lëvizshmërinë e rregullt të zorrëve, duke kontribuar në shëndetin e përgjithshëm të tretjes.
  • Veti Antioksiduese: Antioksidantët ndihmojnë në neutralizimin e radikalëve të lirë, duke reduktuar inflamacionin dhe ulur rrezikun e sëmundjeve kronike.
  • Shëndeti i Kockave: Ofron nutrientët e nevojshme për ruajtjen densitetit dhe qëndrueshmërisë e kockave.

Përdorimi:

  • Në çajra dhe pije: Pluhuri mund të shtohet në çajra të ndryshëm për të përmirësuar shijen dhe përfitimet ushqyese si dhe në smoothie.
  • Në receta të ndryshme: Përdoret në përgatitjen e reçelave dhe ëmbëlsirave.
  • Në kujdesin e lëkurës: Pluhuri mund të përdoret në maska fytyre dhe kremra për të përmirësuar shëndetin e lëkurës.

Kujdes!

Kundërindikacione dhe masa paraprake:

  • Alergjitë: Personat me ndjeshmëri ndaj trëndafilave ose bimëve të ngjashme duhet të shmangin përdorimin e pluhurit.

  • Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji: Është e rekomandueshme të konsultoheni me një profesionist shëndetësor para përdorimit.

  • Bashkëveprime me medikamente: Për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C, përdorimi i tepërt mund të ndikojë në efektivitetin e disa ilaçeve. Konsultohuni me mjekun tuaj nëse jeni në terapi medikamentoze.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.

Mund t’ju pëlqejnë edhe…