Dyqani Ynë

Pluhur Karobi Organik


450.00 L

Përshkrim

Pluhur Karobi Organik (200 gr)

Pluhuri i karobit prodhohet nga bishtajat e thata dhe të pjekura të pemës së karobit . Ai shpesh përdoret si zëvendësues i kakaos në receta dhe vlerësohet për ëmbëlsinë e tij natyrale dhe përfitimet shëndetësore.

Karakteristikat e veçanta:

  • Ëmbëlsi Natyrale: Ndryshe nga pluhuri i kakaos, karobi është natyralisht i ëmbël dhe nuk ka nevojë për sheqer shtesë në receta.
  • Pa Kafeinë: Karobi nuk përmban kafeinë apo teobrominë, duke e bërë atë një zgjedhje të shkëlqyer për ata që shmangin stimulantët.
  • Zëvendësues i Çokollatës: Ka një shije të butë, të ëmbël ,që e bën një alternativë të mirë veçanërisht për ata që kanë alergji ndaj çokollatës.
  • I Pasur me Lëndë Ushqyese:
    • I pasur me fibra dietike.
    • Një burim i mirë kalciumit dhe hekurit.
    • Përmban antioksidantë si polifenole.

Përfitimet Shëndetësore:

  • Mbështet Mirëqenien e Traktit Gasttro-Intestinal: Përmbajtja e lartë e fibrave ndihmon në tretje, redukton konstipacionin dhe përmirëson shëndetin e zorrëve.
  • Pa Kafeinë: Kështu mund të shmangni efektet anësore që konsumi i kafeinës ju sjell ,si : pagjumësi , ritëm të shpejtë të zemrës, nervozëm / irritabilitet, shqetësime gastrointestinale, tremor muskular.
  • I Sigurt për Alergjitë: Pa gluten dhe laktozë; pluhuri i karobit është i përshtatshëm për personat me alergji apo intolerancë.
  • I Pasur me Kalcium: Ndihmon në forcimin e kockave dhe dhëmbëve.
  • I Ulët në Yndyrna dhe Kalori: Një opsion më i shëndetshëm për menaxhimin e peshës krahasuar me kakaon.
  • Veti Antioksiduese: Mbron nga stresi oksidativ dhe mbështet mirëqenien e përgjithshme.
  • Pa tiraminë: Tiramina është një substancë që mund të nxisi migrenën. Meqenëse çokollata përmban tiraminë, nuk rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga migrena, ndryshe nga KKarobi përderisa nuk përmban tiraminë ,konsiderohet i sigurt për personat që vuajnë nga migrena.

Si ta përdorni Pluhurin e Karobit?

  1. Pjekje: Përdoret në torta, biskota dhe ëmbëlsira si zëvendësues i kakaos.
  2. Smoothie: Shton ëmbëlsi natyrale dhe shije në smoothies.
  3. Pije të Ngrohta: Mund të përzihet me qumësht ose alternativa bimore për të krijuar një “çokollatë të ngrohtë” pa kafeinë.
  4. Snacks: Përdoret në snacks / toptha energjike.
  5. Ushqim për Fëmijë: Një aromë e sigurt dhe e butë për drithëra dhe pure për foshnjat.

KUJDES !

  • Njerëzit me alergji ndaj bishtajoreve (si soja, kikirikët ose bishtajat e tjera) duhet të jenë të kujdesshëm pasi mund të ndodhë reaksion alergjik i kryqëzuar.
  • Nëse keni ndonjë gjendje shëndetësore specifike ose merrni medikamente, konsultohuni me mjekun para konsumit.
  • Zgjidhni produkte të certifikuara organike për të shmangur pesticide ose aditivë të mundshëm, si dhe shtesa te sheqernave –  Për këtë kemi menduar ne !

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.

Mund t’ju pëlqejnë edhe…