Dyqani Ynë

Meli


370.00 L

Meli është një drithë unik ka një shije të fortë e të ëmbël por qetësuese në të njëjtën kohë. Është një nga drithërat më të veçantë, me vlera të mëdha ushqyese dhe pa gluten.

Përshkrim

Meli –  100% Bio Organik, I Certifikuar (500g)

Meli është kultivuar për herë të parë në Kinë. Por ky drithë rritet shumë lehtë edhe në shumë zona të Shqipërisë. Vlerat shëndetësore të melit janë të shumëfishta për shkak se ky drithë është pa gluten, ka sasi domethënëse karbohidratesh dhe acidesh yndyrore. Gjithashtu meli përmban edhe minerale të nevojshme siç janë fosfori, mangani, magnezi etj.

Përfitimet shëndetsore të melit:

  • Lufton plakjen:

Meli ka një përmbajtje të lartë antioksidantësh, të cilat largojnë radikalet e lira nga organizmi.

  • Ndihmon sistemin nervor:

Meli përmban një element të njohur si lecithin, që në mënyrë indirekte ndikon në sistemin nervor dhe garanton funksionimin normal të tij. Rrjedhimisht, meli forcon sistemin nervor

  • Forcon kockat:

Meli përmban sasi të larta kalciumi që është thelbësor për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kockave. Meli është i dobishëm veçanërisht për fëmijët e vegjël, kockat e të cilëve janë akoma në fazën e rritjes dhe për këtë kanë nevojë për shumë kalcium, por edhe për të moshuarit të cilët kanë nevojë për shumë kalcium për të siguruar qëndrueshmërinë e kockave.

  • Parandalon sëmundjet kardiake:

Studime të fundit sugjerojnë konsumimin e rregullt të melit, pasi ai zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

  • Burim i pasur fosfori:

Meli është një burim i pasur fosfori për organizmin. Një filxhan me fara meli ofron 24% të dozës së rekomanduar ditore të fosforit, një element i dobishëm për ndërtimin e qelizave dhe ripërtëritjen gjenetike në trup.

  • Zvogëlon rrezikun e diabetit.
  • Parandalon formimin e gurëve të tëmthit:

Meli ka aftësi parandaluese ndaj formimit të gurëve të tëmthit, kjo për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrës së patretshme që nuk e lejon tëmthin ta teprojë me sekrecionet, shkaktari kryesor i gurëve të tëmthit.

  • I dobishëm për njerëzit që vuajnë nga sëmundja e zorrës së hollë:

Sëmundja celiake prek ata njerëz që kanë ndjeshmëri të lartë ose janë alergjikë ndaj glutenit. Gluteni gjendet tek çdo drithë përveç melit.

Përdorimi:

Meli mund të përdoret në gatime të ndryshme. Kjo farë e vogël me ngjyrë të verdhë ka një shije arrore që përdoret mjaft mirë në sallata, perime, apo duke u përzjerë me qumësht dhe mjaltë.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.