Përshkrim
Lëngu i Frutit Noni (1000 mL)
Fruti Noni është një frut tropikal që rritet në pemën Noni, e cila bën pjesë në familjen e pemës së kafesë dhe shpesh gjendet në rajone tropikale dhe subtropikale. Ky frut është shumë i njohur për përdorimet e tij tradicionale dhe benefitet shëndetësore. Pema e Noni rritet shpesh në toka vullkanike dhe është përdorur për shekuj me radhë në mjekësinë popullore në Azinë Juglindore, Polinezi, dhe rajone të tjera tropikale.
Benefitet kryesore të Lëngut Noni:
- Forcon sistemin imunitar, duke nxitur prodhimin e qelizave të imunitetit.
- Mbron ADN-në nga dëmtimi i tymit të cigares.
- Normalizon presionin e lartë të gjakut duke zgjeruar enët e gjakut.
- Ul nivelet të yndyrnave të këqija në gjak.
- Ndihmon me dhimbjet e kokës, kockave, nyjeve dhe të shtyllës kurrizore, me anë të vetive antiinflamatore.
- Është i pasur me antioksidantë, ndaj ul riskun për sëmundje tumoriale.
- Mbron qelizat nga plakja.
- Nxit prodhimin e kolagjenit.
- Rrit performancën fizike dhe energjinë në mënyrë natyrale.
- Përmirësimi i tretjes pë shkak të përmbajtjes së lartë në fibra.
Përdorimi:
Lëngu Noni mund të konsumohet në momente të caktuara gjatë ditës në varësi të efekteve që dëshironi të potenconi:
- Në mëngjes: Pija e lëngut të Noni në mëngjes mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të nisur ditën dhe për të stimuluar sistemin tuaj imunitar. Për më tepër, mund të kontribuoni në përmirësimin e energjisë dhe performancës fizike gjatë ditës.
- Në stomak bosh: Pija e lëngut të Noni në stomak bosh mund të jetë më efektive, pasi mund të absorbohet më shpejt dhe mund të ndihmojë në përfitime më të mira nga antioksidantët dhe komponentët e tjerë të frutit.
- Pas ushqimit: Lëngu mund të pihet gjithashtu pas ushqimit, veçanërisht nëse keni probleme të tretjes, pasi ndihmon në lehtësimin e proceseve të tretjes dhe mund të ulë inflamacionin.
Zakonisht, rekomandohet të pihet rreth 30-60 ml (1-2 lugë) lëng Noni në ditë. Ky dozë është e mjaftueshme për të marrë përfitimet e tij.
Kujdes:
Këshillohuni me mjekun tuaj para përdorimit nëse:
- Jeni shtatzënë ose ushqeni me gji.
- Noni ka një efekt pastrues dhe ndihmon në mbrojtjen e mëlçisë, por nëse keni tashmë probleme me funksionin e mëlçisë (p.sh., sëmundje të mëlçisë ose cirozë), duhet të jeni të kujdesshëm dhe të konsultoheni me mjekun tuaj përpara përdorimit.
- Përdorni medikamente për trajtimin e presionit të lartë të gjakut, diabetit ose nëse merrni hollues gjaku.
- Keni alergji ndaj tij.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.