Dyqani Ynë

Kurkuma


410.00 L

Kurkuma, apo shafrani i Indisë ka mbi 2500 vjet që përdoret në Indi, ku përdoret si ilaç, për gatim, po ashtu edhe për ngjyrosje. Ndër vetitë medicinale të kësaj erëze përmenden veçoritë inflamatore, pasi studimet e fundit kanë treguar se kurkuma trajton probleme të ndryshme me shëndetin, madje vret dhe qelizat kancerogjene e deri tek parandalimi i sëmundjes së Alzheimer-it.

Përshkrim

Kurkuma ( 40g )

Kurkuma është një bimë që i përket familjes së xhenxhefilit dhe rritet në Azinë Jugore. Kurkuma, apo shafrani i Indisë ka mbi 2500 vjet që përdoret në Indi, ku përdoret si ilaç, për gatim, po ashtu edhe për ngjyrosje. Ndër vetitë medicinale të kësaj erëze përmenden veçoritë inflamatore, pasi studimet e fundit kanë treguar se kurkuma trajton probleme të ndryshme me shëndetin, madje vret dhe qelizat kancerogjene e deri tek parandalimi i sëmundjes së Alzheimer-it.

Përfitimet shëndetsore te kurkuma:
  •  Është një antiseptik natyral, ka fuqi antibakteriale dhe shërben si një dezifektues në rast çarjeje apo djegieje.
  •  Kur kombinohet me lulelakrën është zbuluar se kurkuma parandalon kancerin e prostatës dhe frenon rritjen e kancerit ekzistues të prostatës.
  •  Nga studimet tek minjtë ka rezultuar se kurkuma frenon kancerin e gjirit nga përhapja në mushkri.
  •  Parandalon dhe vret melanomën (kancerin e lëkurës).
  • Redukton riskun e leukemisë.
  • Është një detoksifikues natyral për mëlçinë.
  •  Parandalon dhe pengon zhvilimin e sëmundjes së Alzheimer-it.
  •  Mund të parandalojë përhapjen e metastazave.
  •  Është një anti-inflamator natyror që punon njësoj si medikamentet kundër inflamacionit, por pa efekte anësore.
  • Tek minjtë, kurkuma ka treguar se ka aftësi të ngadalësojë zhvillimin e sklerozës së shumëfishtë.
  •  Është një përbërës natyror kundër dhimbjeve
  •  Mund të ndihmojë për rënien nga pesha
  •  Në mjekësinë kineze, kurkuma përdoret prej shekujsh për të trajtuar depresionin.
  •  Meqënëse ka veti anti-inflamatore, kurkuma është një trajtuese natyrale për të gjtiha format e artritit.
  •  Ndihmon në trajtimin e psoriazës dhe problemeve të tjera të lëkurës.

Perdorimi: Shafranin mund ta përdorni çdo ditë, në recetat tuaja. Mund t’ja shtoni vezës së mëngjesit apo dhe sallatës apo dhe orizit, i cili do të marrë një ngjyrë të vaçantë.

Kujdes: Kurkuma nuk duhet të përdoret nga ata që kanë gurë në tëmth. Po ashtu grate shtatzëna duhet të konsultohen me mjekun përpara se të përdorin kurkumë.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.