Dyqani Ynë

Kripë Fine Himalaje


220.00 L

Përshkrim

Kripë Fine Himalaje (500gr)

Kripa e Himalajes është një lloj kripe natyrale që vjen nga lartësitë malore të Himalajeve në Azinë Qendrore.

Kripa rozë e Himalajes është shumë e ndryshme nga kripa e kuzhinës, ku kjo e fundit përbëhet në mënyrë esenciale nga kloruri i sodiumit. Kripa e Himalajes e përdorur që në lashtësi, është e pastër, pa toksina dhe substanca të ndotura, që mund të helmojne tipologjite e tjera të kripës, me prejardhje nga detet dhe oqeanet.

Behet fjalë vërtet për një burim të pasur dhe me shumë vlera. Përmban më shumë se 80 minerale dhe elemente (ku predominon hekuri), që mungojnë plotësisht tek kripa e kuzhines. Ngjyra karakteristike rozë i dedikohet jo vetëm prezencës së lartë të këtij minerali, por dhe faktit që kjo kripë nuk i nënshtrohet asnjë trajtimi zbardhues.
Kripa rozë nuk është e rafinuar dhe nuk trajtohet me asnjë procedim kimik. Kjo kripë është e pandotur. Kur nxirret, rezulton e pastër sic ka qënë e depozituar mijëra vite me parë. Ne thithim vetëm sasinë e duhur të saj, dhe shija e ushqimeve nuk mbulohet por përkundrazi theksohet më shumë.

Përfitimet  shëndetsore të kripës së Himalajes janë:

  • Përmirëson shëndetin e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut

Kripa e Himalajit mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit dhe të triglicerideve në gjak, duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe të qarkullimit të gjakut.

  • Ndihmon në balancimin e niveleve të elektrolitëve

Kripa e Himalajit përmban minerale të rëndësishëm si natrium, kalcium, kalium dhe magnezium. Këto minerale ndihmojnë në balancimin e niveleve të elektrolitëve në trup, duke ndihmuar në funksionimin e rregullt të muskujve, zemrës dhe të sistemit nervor.

  • Mund të ndihmojë në rritjen e nivelit të energjisë

Kripa e Himalajit përmban minerale dhe elektrolitë që mund të ndihmojnë në rritjen e nivelit të energjisë dhe në reduktimin e lodhjes së përgjithshme.

  • Mund të ndihmojë në rritjen e imunitetit

Kripa e Himalajit përmban minerale dhe elementë të tjerë të rëndësishëm që mund të ndihmojnë në përmirësimin e sistemit imunitar dhe në parandalimin e sëmundjeve.

  • Mund të përmirësojë shëndetin e lëkurës

Kripa e Himalajit mund të ndihmojë në pastrimin e lëkurës dhe në përmirësimin e shëndetit të saj.

Kripa e Himalajit mund të përdoret si zëvendësues i kripës së zakonshme në ushqime për të përfituar nga vlerat ushqimore të saj. Gjithashtu perdoret dhe për qëllime kozmetike në vaskë ose scrub-e të ndryshme për trupin.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.