Dyqani Ynë

Koriandër Kokërr


320.00 L

Koriandra është një ‘minierë’ vitaminash përfshirë këtu vitaminën A, B dhe K, mineralesh si kalium dhe fibrash dietike. Me të gjitha këto lëndë ushqyese dhe pothuajse asnjë vlerë kalorike, koriandra është një shtojcë e përsosur për vaktet kryesore.

Përshkrim

Koriandër Kokërr ( 35g )

Është një erëz aromatike me një shije të ëmbël-pikante, e cila përftohet nga farat e një bime vjetore të quajtur cilantro.Farat e koriandër përdoret gjerësisht në gatimin në të gjithë botën si erëz, por më së shumti në vendet lindore.

Përfitimet shëndetsore të farave të koriandër:

  • Koriandra qetëson irritimet e lëkurës

Kjo bimë është një ‘ilaç” i shkëlqyer për acarimet e zakonshme të lëkurës. Mund të përdoret në mënyrë topike nga jashtë, ose mund të konsumohet. Për shkak të vetive natyrale antihistamine, ajo qetëson në mënyrë natyrale sistemin imunitar. Përzierni koriandër të shtypur  me vajin e arrës së kokosit dhe apikojeni në zonën ku keni probleme me lëkurën.

  • Koriandra ju mbron nga inflamacioni neurologjik

Inflamacioni neurologjik rrit rrezikun për sëmundje si Alzheimeri, Parkinsoni, skleroza e shumëfishtë, meningjiti dhe tumorët e trurit. Një studim i publikuar në Molecular Neurobiology zbuloi se shafran i Indisë, piper i kuq, piper i zi, rrënjët e jamballit,  karafil, xhenxhefil, hudhra, koriandra dhe kanella përmbajnë enzima që zvogëlojnë inflamacionin në tru.

  •  Mbrojtje kundër kancerit të zorrës së trashë

Sipas Journal of Ethnopharmacology, koriandra redukton sasinë e kolesterolit që gjendet në zorrë të trashë, duke ulur kështu rrezikun për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë.

  • Koriandra si kurë kundër problemeve të traktit tretës

Kjo bimë medicinale  është e përkryer për zgjidhjen e problemeve të vogla të aparatit tretës  dhe është përdorur për mijëra vjet. Është ë e përkryer për qetësimin e fryrjes së barkut, parandalimin e gazrave dhe lehtësimin e të vjellave Kjo bimë përmban enzima të fuqishme që ndihmojnë sistemin tretës të shpërbëjë ushqimin, ndaj përfshirja e saj në dietë, ndihmon procesin e tretjes, por jo vetëm.

  • Kundër sëmundjeve kardiovaskulare

Sasia e lartë e kaliumit që gjendet në këtë bimë na mbron nga presioni i lartë i gjakut. Kjo për shkak se kaliumi vepron si balancues për nivelin e natriumit (një mineral i lidhur me presionin e lartë të gjakut.) Kjo gjendej rrit rrezikun për shumë probleme të tjera kardiovaskulare. Një studim në Journal of Food Science zbuloi se koriandra gjithashtu pastron arteriet duke ulur nivelet e kolesterolit të keq.

  • Trajtimi i infeksioneve të traktit urinar

Koriandra është një bime alkaline, perfekte për balancimin e pH të trupit. Komponimet antibakteriale gjithashtu veprojnë për të shpejtuar shërimin dhe për të ulur rrezikun  e formimit të një infeksioni tjetër. Kështu, farat e koriandrës dhe bima  janë perfekte për trajtimin dhe parandalimin e infeksioneve të traktit urinar.Ajo që duhet të bëni është të zhysni farat në një gotë me ujë gjatë natës dhe lëngun ta pini në mëngjes.

Përdorimi:

Përdoret si erë në disa receta si supëra, tava, produktet e zgarës etj. Mund të kombinohet me bimë të tjera dhe bëhet një çaj shumë i këndshëm dhe  i shëndetshëm.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.