Përshkrim
Kinoa – Bio Organik, I Certifikuar (500g)
Inkasit i referoheshin Kinoas si “Nëna e Farërave” dhe e konsideronin si të shenjtë. Ata e kultivonin Kinoan në Amerikën e Jugut në sasi të mëdha në lartësitë e Andeve. Ajo ishte gjithashtu ushqimi i tyre kryesor për 5.000 vjet. Pushtuesit spanjollë, duke mos ditur vlerën e saj, pothuajse e zhduken fare Kinoan duke e bërë atë të paligjshme për Indianet Vendas që ta kultivonin. Në vitin 1980, dy amerikanë rizbuluar Kinoa dhe filluan rritjen e saj në Kolorado.
Kinoa është një “SUPERFOOD” dhe një nga ushqimet më të shëndetshme në botë.
Përfitimet shëndetsore të kinoas:
- E lartë në proteina- Bilanci i saj është i ngjashëm me proteinat e qumështi dhe ka më shumë proteina në krahasim me orizin, melin apo grurin.
- Nje burim i mirë i riboflavin – riboflavin ndihmon në uljen e sulmeve të frekuencave në dhimbjet e migrenës duke përmirësuar metabolizmin e energjisë brenda trurit dhe qelizat e muskujve.
- Saponinet që nxirren nga Kinoa përdoren për të përmirësuar shëndetin e lëkurës dhe shërimin e plagëve në Amerikën e Jugut duke e bërë një antiseptik të mirë.
- Formuese e Alkalinës. Edhe pse nuk është shumë e fortë, ajo krahasohet me orizin e egër, amaranthin, apo( filizat e grurit)
- Ka vetëm 172 kalori për 1⁄4 e një filxhani me Kinoa të tharë
- Meqenëse s’është e lidhur me grurin apo drithërat, është pa gluten.
- Miliona njerëz kane zbuluar se ndihen më mire dhe kanë humbur peshë ndërkohë ata reduktojnë dhe produktet me bazë gruri.
- Është një karbohidrat kompleks me indeks të ulet glicemik. Dhe njëkohësisht është shumë e mirë për menaxhimin e peshës.
Përdorimi:
Gjithmonë shpëlaheni me ujë. Vendosni kinoan në një enë kulluese në ujë te ftohtë dhe të rrjedhshëm derisa e gjitha lënda shkumëzuese të jetë shpëlarë (zhdukur). Mund të provoni disa fara për të parë nëse është shpëlarë komplet; nëse farat vazhdojnë të kenë shije të hidhur, vazhdoni ti shpëlani nën ujë të rrjedhshëm. Duke i përzier farat e Kinoas gjatë shpëlarjes ndihmoni në zhukjen e shijes së hidhur. Kinoa mund të përdoret në sallatë ose mund ta zieni në ujë deri sa të zbutet(si trahana). Gjithashtu Kinoa pudding zëvendëson më së miri orizin dhe miellin e zakonshëm. (Sultiash kuinoe)
Kujdes!
Kinoa është e mbuluar me një kimikat toksik të quajtur saponin. Për këtë arsye është e rëndësishme që Kinoa të shpëlahet me ujë te bollshëm para përdorimit. Gjithashtu, masa është çelësi kryesor—me ushqimet te ashtuquajtura “superushqim”-duhet të hahen me masë, dhe nuk rekomandohet të hahen çdo ditë. Disa herë në javë është e mjaftueshme. Edhe pse Kinoa nuk klasifikohet si ushqim tipik në shkaktimin e alergjive dhe nuk përmban shumë kimikate, Kinoa përmban oksiliacid. Për njerëzit që kanë alergji nga oksiliacided është e pakëshillueshme
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.