Përshkrim
Këna Bjonde ( 200g )
Kënaja është pluhur i bërë nga bimë natyrale me fuqi të lartë ngjyruese, e cila është përdorur ndër shekuj nga gratë për lyerjen e flokëve dhe dekorimin e trupit.
Benefitet e perdorimit të kënasë për lyerjen e flokut:
- Pastron skalpin nga yndyra e tepërt dhe zbokthi.;
- Rrit dhe forcon flokët.
- Ju jep një shkëlqim natyral dhe vitalitet.
- I mbron nga djegia dhe majat dyshe.
- Riparon dhe hidraton majat e dyfishta dhe flokun e tharë.
- Mbulon thinjat duke i lënë flokët të butë dhe të ushqyer.
- Mund të përdoret dhe nga nga gratë shtatzane apo me gji.
Përbërja:
Ky pluhur natyral bimësh është një kombinim i tetë bimëve (këna dhe pluhurat Ayurvedic) duke përfshirë:
- Matricaria: sjell reflektime bionde të artë dhe qetëson skalpin e kokës.
- Shafrani i Indisë: sjell reflektime të arta.
- Këna neutrale: rikthen volumin dhe shkëlqimin e flokëve duke rregulluar yndyrën e lëkurës së kokës.
- Këna e kuqe ( Lawsonia inermis ) : e pasur me salon për një rezultat më intensiv dhe më të qëndrueshëm.
- Pema e xinxife nga Palestina: sjell shkëlqim dhe volum dhe ngadalëson shpërlarjen e ngjyrës gjatë larjes.
- Amla: lehtëson marrjen e ngjyrës.
Përdorimi:
Aplikoni këna tuaj në një shtresë të trashë për një ngjyrë të pasur dhe të thellë.
Pas aplikimit të pastës, mbështillni flokët me kapucin që gjendet ne paketim, pasta duhet te rrije e njome gjate gjithe kohes, mbajeni ne flokë 1-3 orë.
Lajeni flokët si zakonisht dhe shpëlajini me ujë të ftohtë në të vakët.
Kujdes:
Nëse keni më shumë se 30% flokë të bardhë ( thinja ), thinjat do mbulohen plotësisht pas dy lyerjesh. Ngjyra e zeze dhe kafe mbulon më mirë dhe shpejtë thinjat.
Nëse kerkoni të kaloni nga bjonde në brune apo anasjelltas eshte mire te kaloni lyerje pas lyerje nga nje nuancë në tjetrën gradualisht.
Masat Paraprake:
- Kryeni një test paraprak të ndjeshmërisë në kthesën e bërrylit të paktën 48 orë përpara aplikimit.
- Kryeni gjithmonë një test paraprak në qimet e mbledhura në furçën tuaj, prisni 48 orë për të vlerësuar rezultatin përfundimtar.
- Shmangni përdorimin e enëve prej hekuri ose alumini për të përgatitur pastën (preferoni çelik inox ose një shpatull gome).
- Përdorni dorezat e ofruara për të shmangur njollat e gishtave.
- Pasta e kënas njollos rrobat, mos harroni t’i mbroni ato!
- Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti, shpëlajeni me ujë të pastër.
- Përdoreni produktin në një dhomë të ajrosur mirë.
- Mos e përdorni në qerpikë apo vetulla.
- Referojuni udhëzimeve për përdorim.
- Mbani pluhruin e kënasë larg nxehtësisë dhe dritës.
- Periudha e rekomanduar e përdorimit për këtë produkt është 24 muaj pas hapjes së qeskës.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.