Përshkrim
Kardamon Kokërr ( 50g)
Kardamoni është një nga erëzat më të vlerësuara dhe më të kushtueshme në botë. Origjinën e ka nga zonat e Indisë por, kultivohet edhe në vende të tjera. Ka aromën e lules dhe të limonit si dhe të kujton aromën e Eukaliptit. Ka një shije të freskët dhe të athët.
Benefitet shendetsore te kardamonit:
- Kundër erës së rëndë të gojës
Në një studim të kryer nga Departamenti i Mikrobiologjisë në Universitetin Kurukshetra në Indi, hulumtuesit zbuluan se ekstrakti i kardamomit ka efekte antimikrobiale për bakteret e gojës, përgjegjëse për erën e keqe. Përtypja e farave të kësaj ereze do t’ju ndihmojë me këtë problem. - Shëndeti oral
Përtypja e farave të kardamomit mund të parandalojë gjithashtu dëmtimin e smaltit, inflamacionin e mishrave të dhëmbeve etj. Kardamomi nxit gjendrat të prodhojnë pështymë e cila ndihmon në pastrimin e gojës. - Ul presionin e gjakut
Përfitimet e kardamomit përfshijnë aftësinë e kësaj erëze për të ulur tensionin e gjakut. Studimet kanë treguar se kardamomi ishte në gjendje të ulte presionin e gjakut në individë të cilët sapo ishin diagnostikuar me hipertension në fazën e parë. - Mban nën kontroll sëmundjen e diabetit
Falë manganit, mineral që gjendet me shumicë tek kardamoni, kjo erëz mund të mbajë nën kontroll sëmundjen e diabetit. Ushqimet e pasura me mangan janë të dobishme për një person që vuan ng diabeti e duhet të ndjekë një regjim të shëndetshëm ushqimor. Studimet kanë treguar se njerëzit me diabet të cilët kanë nivele më të larta të manganit në gjak janë më të mbrojtur nga kolesteroli - Përmirëson tretjen
Kjo erëz trajton çrregullimet gastrointestinale si fryrja dhe dhimbjen e stomakut. Gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e ulçerave të stomakut shkaktuar nga aspirina - Përmirëson aktivitetin seksual.
Përdorimi:
Përdoret si erëz në shumë pjata. Mund të miksohet me bimë të tjera bëhet një çaj shumë i mirë dhe i shëndetshem. Në kushte të caktuara shëndetsore mund të konsumohet sic është.
Kujdes:
Nuk duhet të konsumoni kardamom nëse keni gurë të tëmthit. Kardamomi gjithashtu nuk rekomandohet për gratë shtatzënë ose ato me gji.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.