Përshkrim
Kanelle Organike Ceilon (450 g)
Cejloni, ose “kanella e vërtetë,” ka vendlindjen në Sri Lanka dhe në pjesët jugore të Indisë. Kjo kanellë përgatitet nga pjesa e brendshme e lëvores së pemës Cinnamomum verum. Cejloni ka një ngjyrë kafe të ndezur me shkopinj me shtresa të buta, dhe cilësi superiore.
Kanella cejlon është më pak e zakontë dhe shpesh është përdorur si erëz gatimi. Ajo është shumë herë më e shtrenjtë se variaetit Kasia. Kjo kanellë përshkruhet si një erëz me aromë të ëmbël delikate, e mrekullueshme për ëmbëlsira. Rreth 50-63% e vajit të saj esencial është e llojit cinnamaldehyde, një sasi shumë e ulët në krahasim me varietetin Kasia.
Dobite shendetsore:
- Në veçanti, kjo erëz është vlerësuar për aftësinë që ka në mbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak, që është shumë e rëndësishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti. Studimet kanë treguar se kanella ul shpërthimet e sheqerit në gjak, rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe përmirëson aspektet e metabolizmit që kanë lidhje me rezistencën ndaj insulinës.
- Kanella përmban shumë antioksidantë
Kanella përmban antioksidantë të fuqishëm siç është polifenoli - Kanella lufton inflamacionin Inflamacioni në organizëm ka një rol të dëmshëm. Kanella ndihmon në shmangien e tij, luftimin e infeksioneve si dhe në riparimin e dëmeve në qeliza.
Përdorimi:
Doza standarde e kanellës duhet të jetë nga 1 deri në 6 gramë në ditë. Nëse konsumohet në këto proporcione, atëherë nuk ka efekte anësore.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.