Përshkrim
Kakao Pluhur – 1% Yndyrë , 100% Bio-Organike, E Cërtifikuar.
Kokrrat e kakaos janë fara të fermentuara të pemës së kakaos, e cila në Latinisht njihet si Theobroma cacao, që do të thotë “Ushqim për Perëndinë”. Pema e kakaos është 3-7 metra e lartë. Ajo rritet në vende me klimë tropikale.
Kakaoja është e pasur me minerale siç janë hekuri, magnezi, kalciumi, fosfori, bakri dhe mangani. Ajo është një burim i mirë seleniumi, kaliumi dhe zinku. Kakaoja e ushqen trupin me karbohidrate, proteina dhe fibër dietike. Për më tepër, kakaoja përmban nivele shumë të ulëta kolesteroli. Kakaoja përmban yndyrna mono-të-pangopura, siç është acidi oleik dhe yndyrna të ngopura siç janë acidi palmitik dhe steraik
Vlerat shëndetësore të kakaos
Kakaoja lufton inflamacionin, alergjitë, radikalet e lira dhe përmban shumë antioksidantë. Ajo i bën mirë shëndetit të njeriut përmes disa mënyrave.
- Tensioni i gjakut:
Kakaoja e pasur me flavonoidë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe përmirësimin e elasticitetit të enëve të gjakut. Studimet shkencore kanë treguar se kakaoja ka ndikim pozitiv në tensionin e gjakut shumë më tepër se çaji jeshil apo ai i zi. Prania e antioksidantëve tek kakaoja stimulon prodhimin e oksidit nitrik që ndihmon në qetësimin e enëve të gjakut. Për më tepër, ajo ndihmon në ruajtjen e shëndetit të sistemit qarkullues.
- Antioksidantët:
Studimet krahasimore kanë treguar se kakaoja përmban më shumë antioksidantë se çaji apo vera e kuqe. Antioksidantët neutralizojnë radikalet e lira në organizëm. Për më tepër, kakaoja është e mbushur me substanca të dobishme siç janë flavonoidët.
- Pamjaftueshmëria e bakrit:
Kakaoja përdoret në trajtimin e pamjaftueshmërisë së bakrit. Studimet kanë provuar se kakaoja shkakton përmirësime domethënëse në nivelet e hemoglobinës, likocitet dhe përmbajtjen e bakrit tek pacientët. Ajo ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të shkaktuara nga mungesa e bakrit siç është anemia, neutropenia dhe leukopenia.
- Pamjaftueshmëria e magnezit:
Kakaoja luan rol parandalues në pamjaftueshmërinë e magnezit. Një studim i kohëve të fundit ka treguar se konsumi i rregullt i produkteve të kakaos ka vlera të rëndësishme kundër dëmeve të shkaktuara nga mungesa e magnezit për një kohë të gjatë.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.