Përshkrim
Gjethe Ulliri Te Thara – Bio Organike
Përdorimet e gjetheve të ullirit në mjekësinë popullore datojnë që në kohën e Egjiptit të lashtë. Asokohe, besohej se këto gjethe të ishin simbol i një fuqie hyjnore. Gjethet e ullirit përmbajnë përbërës bioaktivë të fuqishëm dhe antioksidantë, njësoj si vetë ulliri.
Benefitet shëndetsore të caj të gjethes se ullirit:
- Shëndeti Kardiovaskular
Antioksidanti oleuropein bashkë me përbërësit të tjerë të gjetheve të ullirit kanë ndikim direkt në uljen e rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës. Ato gjithashtu parandalojnë formimin e inflamacionit dhe disa tumoreve. - Diabeti
Një studim, zbuloi se ekstrakti i gjetheve të ullirit ka ndikim pengues në zhvillimin e diabetit dhe shumë sëmundjeve të tjera kronike. Ato mund të ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe ta mbajnë atë nën kontroll. - Funksionet E Trurit
Përbërësit bioaktivë të gjetheve të ullirit zbusin simptomat e sëmundjeve mendore të lidhura me moshën siç është skleroza apo sëmundja e Alzheimerit. Sipas studimeve, antioksidantët sulmojnë radikalet e lira që dëmtojnë funksionet e trurit duke i rimëkëmbur ato. - Kundër Artritit
Gjethet e ullirit pakësojnë enjtjen e kyçeve dhe gjymtyrëve të prekura nga artriti, sepse shënjestrojnë që në fillim inflamacionin. Për më tepër, substancat e këtyre gjetheve zbusin dhimbjet kronike që shoqërojnë sëmundjen. - Kundër Baktereve
Ekstraktet e gjetheve të ullirit munden të eliminojnë një sërë bakteresh dhe mikrobesh përfshirë Escherichia coli. Këto ekstrakte janë efikase edhe kundër hepatitit B, pneumonisë, e të tjerë. - Sistemi Imunitar
Gjethet e ullirit pengojnë të ftohurën dhe janë të dobishëm kundër viruseve të rrezikshëm. Përbërësit e gjetheve eliminojnë organizmat e dëmshëm dhe nuk lejojnë shumimin e viruseve.
Përdorimi:
Merrni një enë metalike, të cilën duhet ta mbushni me 300 ml ujë dhe ta vini të valojë. Kur arrihet pika e vlimit, hidhni një sasi prej rreth 20 deri 25 gjethe të thara të ullirit.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.