Dyqani Ynë

Caji Maneli I Zonjave


590.00 L

Sipas Johan Kincora, që merret me bimë, thotë se 30 % e problemeve gjinekologjike mund të shmangen vetëm duke konsumuar çajin e Mantelit të Zonjave.Kjo bimë është e pasur me acide organike, flavanoide, tanine, acide salicilike, vitaminë C etj. Për shkak të përmbajtjes së lartë të tanineve, kjo bimë e ka shijen e hidhët.

Përshkrim

Caji Maneli I Zonjave – 100% Bio Organik, I Certifikuar (40g)

Është një bimë shumëvjeçare që i përket familjes botanike Alchemilla. Kjo familje e ka marrë emrin pas bestytnive se bulëzat e ujit që formojnë gjethet e Mantelit të Zonjës mund të transformonin metalet bazë në flori. Alkimistët besojnë se këto bulëza kanë fuqi magjike dhe misterioze që përtej hamendësimeve të transformimit të metaleve në ar, janë mike të rinisë së njeriut.

Manteli i Zonjës është përdorur që në Mesjetë, për të trajtuar disa sëmundje, veçanërisht për të shëruar plagët. Gjethet e bimës janë përdorur për të trajtuar gjakderdhjen në gojë pas trajtimit të dhëmbëve ose mishrave, pakësuar gjaderdhjen në përgjithësi, ulur dhimbjet, zgjidhur problemet me tretjen dhe për të rimëkëmbur organizmin pas lindjes. Kjo bimë rritet gjatë gjithë vitit në shumë vende të ndryshme të Evropës. Atë e gjejmë edhe në Shqipëri, ku është përdorur prej kohësh si një bimë mjekësore.

Përdorimi:

Përgatitja e çajit të Mantelit të Zonjës kërkon 3 gramë gjethe të thata të bimës dhe 2 filxhanë me ujë të nxehtë. Lërini të ziejnë së bashku për 10 minuta. Pas filtrimit, çajin mund ta ëmbëlsoni me mjaltë. Ndonëse nuk ka informacione të sakta mbi sasinë e nevojshme ditore të këtij çaji, mendohet që pirja e dy filxhanëve në një javë është një alternativë e sigurt. Herë pas here, mund të bëni një pushim dhe ta pini sërish.

Kujdes!

Kjo bimë nuk rekomandohet të konsumohet nga gratë gjatë shtatzanisë dhe gjatë ushqyerjes me gji. Bima përmban taninë dhe si rrjedhojë nuk rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga mungesa e hekurit. Tanina parandalon përthithjen e duhur të hekurit nga organizmi. Njerëzit që përdorin medikamente kundër mpiksjes së gjakut duhet të mos e përdorin Mantelin e Zonjës, për shkak të rrezikut që përfaqëson ndaj këtij problemi.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.