Dyqani Ynë

Gjemb Deti i Tharë


610.00 L

Përshkrim

Gjemb Deti i Thare (Sea Buckthorn)-100 g

Buckthorn (Hippophae rhamnoides L.) është një shkurre ose pemë gjetherënëse që njihet edhe si ananasi siberian, gjembi i rërës, kokrra e detit dhe gjembi i zbehtë.Kjo pemë e ka origjinën në zonën e Himalajeve Lindore dhe është e shpërndarë ne rajonet e buta te Euroazisë.

Buckthorn përmban rreth 200 komponime ushqyese dhe bioaktive dhe njihet si një “shtëpi e thesarit natyral të vitaminave” dhe një “burim i ushqyrerjes dhe kujdesit shendetësor”

Cdo pjesë e kësaj bime (frutat,gjethet,kërcelli,degët,rrënjët dhe gjembat)janë përdorur gjerësisht në mjekësi dhe suplemente ushqimore dhe vazhdohen akoma dhe përdoren, prandaj gjemba e detit njihet gjerësisht si “Bima e mrekullive”,”Golden Bush” ose “Golden Mine”

Kjo bimë ka në përmbajtje  acide yndyrore Omega 3, 6 dhe 9. Gjithashtu është e pasur me proteina dhe vitaminë B12, e cila është veçanërisht e rëndësishme për vegjetarianët pasi është pothuajse e pamundur të merret nga ushqimet e tjera bimore. Përveç kësaj,ai përmban një nga antioksidantët më të fuqishëm Beta karoten,një substancë që shëndërrohet në vitaminë A në trup.

Gjemba e Detit ka një potencial të madh medicinal dhe terapeutik pasi konsiderohet si një: antikancerogjene, anti-inflamatore, antimikrobike dhe antivirale. Gjithashtu ka aftësinë për të vepruar në mbrojtjen kardiovaskulare.

Rekomndahet të përdoret nga njerëzit që vuajnë nga:

  • Yndyra e lartë në gjak dhe sëmundjet kardiovaskulare.
  • Rritjen e imunitetit tek të rritur dhe fëmijë
  • Mbron nga virozat e stinës dhe sëmundjet e shkatuara nga bakteret
  • Ngadalëson plakjen
  • Mbron organizmin nga tumoret

 

Përgatitjen:

Gjembi i detit vjen në formën e tij të tharë, ndaj mund të bëhet çaj, mund të shtohet në supra të ndryshme. Mund ta hidhni në smothie apo lëng. Përshkak të shijes së butë frutore përfshihet lehtë në receta të ndryshme.

 

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.

Mund t’ju pëlqejnë edhe…