Përshkrim
Farë e Zezë ( 50g )
Fara e zezë është fara e një bime e cila rritet 40-50 cm nga toka, ka lule të kaltra të cilat kanë këto fara të vogla këndrejta. Kjo farë është përdorur që në lashtësi nga egjptianet, grekët, dhe romakët për shërimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve dhe vazhdon dhe përdoret sot e kësaj dite. Ajo përmban një serë substancash shumë të nevojshme për organizmin tonë, të tilla si: vajrat acidike të pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), minerale (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe amino acidet.
Benefitet shëndetsore të farës se zeze:
- Forcon sistemin imunitar.
- Përmirëson metabolizmin e organizmit.
- Nevojiten për rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave.
- Ndihmon në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal të shëndetshëm.
- Pengon shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike si dhe permireson simptomat e alergjise,
- Redukton kolesterolin në gjak.
- Pengon bllokimin e damarëve, duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut.
- Stabilizon tensionin e gjakut dhe redukton rrezikun e infarktit në zemër.
- Forcon zemrën.
- Ndihmojnë në rigjenerimin e shpejtë të plagëve.
- Zgjeron rrugët e frymëmarrjes.
- Stabilizon sheqerin në gjak.
- Lufton alergjitë.
- Rigjeneron lëkurën.
- Përmirëson funksionimin e aparatit riprodhues.
- Pengojnë gjakderdhjen.
- Redukton peshën.
- Shkrin yndyrat në gjak.
- Është antioksidant.
- Është antitumoral.
- Lufton infeksionet.
- Përmirëson aktivitetin e sistemit të tretjes, frymëmarrjes, qarkullimit të gjakut, sistemit nervor, etj.
Përdorimi:
Fara e zezë përdoret në receta të ndryshme në kuzhinë, si tava, rizoto, pasta, supëra apo dhe sallatra.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.