Dyqani Ynë

Fara Susami


410.00 L

Farat e susamit janë një burim i shkëlqyer i bakrit, magnezit, manganit, kalciumit, hekurit, fosforit, vitaminës B1, zinkut, seleniumit dhe fibrave. Ato përmbajnë sesaminë dhe sesamolinë, dy substanca shkencërisht të njohura për aftësitë në uljen e kolesterolit, parandalimin e tensionit të gjakut dhe pastrimin e mëlçisë.

Përshkrim

Fara Susami – 100% Bio Organike, E Certifikuar (350g)

Farat e susamit janë farëra të vogla, të pasura me vaj, të cilat rriten në gëzhojën e bimës Sesamum indicum. Farat e paqëruara kanë lëvorën e jashtme, të ngrënshme të paprekur, ndërsa farat e qëruara vijnë pa lëvozhgë. Lëvorja u jep farave një ngjyrë kafe të artë. Farërat e qëruara kanë ngjyrë të bardhë, por kthehen në ngjyrë kafe kur pjeken. Farat e susamit kanë shumë përfitime të mundshme shëndetësore dhe janë përdorur në mjekësinë popullore për mijëra vjet. Ata mund të mbrojnë kundër sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe artritit.

Përfitimet shëndetsore të farave të susamit:

  • Redukton stresin. Ato ndihmojnë në prodhimin e serotinës që ul dhimbjen, rregullon humorin dhe lufton mërzinë.Farat e zeza të susamit janë të pasura me hekur. Ato rekomandohen për njerëzit që vuajnë nga dobësia dhe anemia.
  • Farat e susamit parandalojnë dëmin që shkaktojnë rrezet ultraviolet në lëkurë, duke luftuar kështu rrudhat.
  • Një grusht me fara susami ka tri herë më shumë kalcium se një gotë qumështi.
  • Farat e susamit sidomos ato të zeza përmirësojnë shikimin.
  • Kalciumi ndihmon në parandalimin e problemeve me qelizat e dëmshme të zorrës së trashë, osteoporozës, migrenës dhe problemeve menstruale.

Përdorimi:

Farat e susamit gjejnë përdorim të gjërë në kuzhinë si në pjatat e kripura dhe në ato të ëmbla.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.