Dyqani Ynë

Fara Lule Dielli


230.00 L

Me shijen e tyre unike dhe vlerat e mrekullueshme që kanë për shëndetin  farat e lulediellit janë një produkt i shkëlqyer për t’u shtuar në dietën tuaj ushqimore..

Përshkrim

Fara Lule Dielli – 100% Bio Organike, E Certifikuar (250g)

Fara e lule diellit zënë një vend të rëndësishëm në prodhimet  Shqiptare bujqësore, pasi vendi ynë ka qënë dhe është një prodhues i tyre. Padyshim që farat janë një produkt i dashur për ne shqiptarët por jo vetëm për kaluar kohën por dhe për shkak të vlerave tejet të cmuara që farat kanë për shëndetin tonë.

Përfitimet shëndetsore të farave të lule diellit:

  • Kontrollojnë dëmtimin e qelizave, duke ndihmuar në këtë mënyrë parandalimin e qelizave të dëmshme.Përmbajnë minerale të domosdoshme për shëndetin e kockave.
  • Ju mbajnë të qetë. Po! Magnezi tek farat e lulediellit ka reputacionin që qetëson nervat, duke liruar në këtë mënyrë stresin, migrenën dhe ndihmon për t’u relaksuar.Japin shkëlqim  për fytyrën. Dhe këtë ia dedikojmë rolit të Vitaminës E, e cila lufton rrezet UV dhe e mban lëkurën të re.
  • Lehtësojnë problemet inflamatore, si dhembja e kyçeve, gastriti, ulçera, skuqja e lëkurës, azma. Kjo sepse farat e lulediellit kanë shumë antioksidantë.
  • Vetëm një gjysëm filxhan kafeje me fara luledielli mban larg sëmundjet kardiake. Këto fara të vogla pengojnë kolesterolin e “keq” që të mos ngjitet në muret e arterieve, duke parandaluar në këtë mënyrë ataket e zemrës.
  • Përmbajnë shumë proteina. Një filxhan i vogël me fara përmban 7 gram proteina. Kjo proteinë i jep trupit energji përgjatë të gjithë ditës, duke e bërë një ushqim shumë të shëndetshëm.

Përdorimi:

Farat e lule diellit gjejnë lehtësisht përdorim pothuajse në cdo gjë në kuzhinën tuaj. Hidhini në bukë, sallatë, sandwich, në kos , makarona, oriz etj.

Kujdes!

Farat e luledielit përmbajnë shumë kalori, nuk rekomandohet konsumi i tyre i tepërt.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.