Dyqani Ynë

Fara Kumini Të Plota


330.00 L

Kumini pervec që është një erëzë me aromë dalluese gjithashtu është i pasur me vitamina (A, B1, B2, B3, B6, C, E, J dhe vitaminë K.) Është e pasur me kripëra minerale, duke përfshirë kalium, kalcium, natrium, fosfor, magnez dhe hekur. Ky i fundit, i pranishëm në përqendrim të lartë, bënë që kumini të jetë një ushqim i përshtatshëm për njerëzit që vuajnë nga anemia.

Përshkrim

Fara Kumini Të Plota – 100% Bio Organik, I Certifikuar (30g)

Kumini është një erëz me një shije intensive dhe me shumë vlera terapeutike. Kumini (Cuminum Cyminum L) është një bimë barishtore vjetore nga farat e të cilës merret kjo erëz me aromë dallues shumë intensive. Përdorimi i erëzës së kuminit ka lindur në Siri, por përdorimi i saj sot është i përhapur në mbarë botën. Përdoret shumë në kuzhinën marokene dhe indiane, është një nga erëzat që përbëjnë kerrin si recetë. Kjo erëz është shumë e përshtatshme për përgatitjen e mishit, perimeve dhe bishtajoreve, në marinimin e djathrave dhe ëmbëlsirave libaneze.
Gjithashtu kumini është një burim vitaminash dhe mineralesh.

Përfitimet shëndetsore të farave të kuminit:

  • Vlera të dobishme për tretjen: pini një çaj bimor me fara kumini dhe kopër pasi të mbaroni ushqimin, është një kurë e dobishme e cila ndihmon në tretjen e ushqimit dhe lehtëson eliminimin e gazrave të formuara në zorrë. Rekomandohet për ata që vuajnë nga fryrjet.
  • Ka veti anti-inflamatore dhe anti-bakteriale.
  • Ka vlera detoksifikuese në sajë të pranisë së antioksidantëve që pastrojnë tupin në mënyrë natyrale.
  • Lufton infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes.
  • largon radikalet e lira dhe parandalon plakjen e lëkurës.
  • Rrit sistemin imunitarë.

Përdorimi:

Kjo erëz është shumë e përshtatshme për përgatitjen e mishit, perimeve dhe bishtajoreve, në marinimin e djathrave dhe ëmbëlsirave libaneze. Përdoret dhe si caj i kombinuar me bimë të ndryshme.

 

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.