Përshkrim
Çaj Lule Dandelion (21.6g)
Lule dandelion ose quajtur ndryshe lule radhiqe është një lule që rritet kudo në Shqipëri dhe benefitet e saj shëndetsore jane paimagjinueshme. Luleradhiqja përmban më shumë karoten se karota dhe është një burim i madh i vitaminave dhe mineraleve të ndryshme. Shkencëtarët kanë treguar që ky çaj mbron organizmin nga krijimi i qelizave kancerogjene.
Benefitet shëndetsore të cajit të lules së dandelionit:
- Luleradhiqja ka veti natyrore diuretike. Ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat, përmirëson shëndetin e veshkave dhe të traktit urinar. Çaji i luleradhiqes lehtëson problemet e tretjes dhe redukton rrezikun nga gurët në veshka. Ai është gjithashtu i shkëlqyer për urinimin e gurëzve nga veshkat, sepse e bën urinimin më pak të dhimbshëm dhe të pakëndshëm.
- Konsumimit të përditshëm të çajit të luleradhiqes mban nenkontroll presionin e larte te gjakut. Përmban komponentë të cilët në një afat të shkurtër mund ta rregullojnë presionin e gjakut. Gjithashtu rregullon nivelet e kolesterolit në gjak dhe në këtë mënyrë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës për shkak se shtypja e lartë e gjakut dhe nivelet e larta të kolesterolit janë shkaqet kryesore të sëmundjeve të zemrës.
- Lodhja kronike mund të jetë simptoma e parë e çrregullimeve në mëlçi. Luleradhiqja përmirëson funksionin e mëlçisë dhe lehtëson lirimin e toksinave nga trupi. Vetitë e saj antioksidante zvogëlojnë rrezikun nga kanceri i mëlçisë.
- Çaji nga luleradhiqja stimulon lehtë sistemin e tretjes dhe përmirëson djegien e kalorive duke na ndihnmuar me renine ne peshe. Përshpejton metabolizmin dhe përmireson shendetin e zorreve.
- Lufton aneminë pasi është një burim i mirë i hekurit, vitaminave dhe proteinave. Hekuri është një pjesë e rëndësishme e hemoglobinës, ndërsa vitaminat dhe proteinat janë esenciale për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Luleradhiqja përmban natrium organik, i cili është i shkëlqyeshëm për njerëzit që kanë një nivel shumë të ulët të natriumit në trup.
- Kompresat nga çaji i luleradhiqes qetësojnë irritimet e lëkurës. Ato kanë ndikim antimikrobial dhe antiviral, dhe për këtë arsye janë të shkëlqyeshme për pakësimin e puçrrave në fytyrë, si dhe lehtësimin e pickimeve të insekteve. Ato rregullojnë nivelet e hormoneve, ndërsa lëkurës i japin një shkëlqim natyral dhe butësi.
- Ndihmon ne shëndetin e kockave. Është e pasur me kalcium, i cili është i nevojshëm për shendetin e kockave. Përveç kësaj, përmban edhe antioksidues si vitamina C dhe luteolina, që i mbrojnë kockat nga dëmtimet dhe dobësimi, që krijohet me kalimin e viteve.
- Ndihmon në shëndetin e mirë të mëlcise.
- Caji nga luleradhiqja mund t’u ndihmojë të sëmurëve nga diabeti, sepse e stimulon prodhimin e insulinës nga pankreasi dhe me këtë e mban të ulët nivelin e sheqerit ne gjak. Duke pasur parasysh që luleradhiqja është një diuretik natyral, ajo e nxit urinimin te të sëmurët nga diabeti, gjë që ndihmon në largimin e sheqerit të tepërt nga organizmi. Të sëmurët nga diabeti gjithashtu janë të ndjeshëm ndaj problemeve me veshkat, kështu që karakteristikat diuretike të saj mund të ndihmojnë edhe në largimin e sheqerit të mbledhur në veshka përmes urinimit të shpeshtë.
- Përmban sasi të mëdha të antioksiduesve që reduktojë radikalet e lira, të cilat e shkaktojnë kancerin. Gjithashtu e detoksikon organizmin, gjë që mbron më shumë nga zhvillimi i tumoreve dhe llojeve të ndryshme të kancerit. Luteolina në fakt i shkatërron përbërësit e rëndësishëm të qelizave të kancerit, kur lidhet për to, si dhe i bën joefikase dhe nuk mund të riprodhohen. Veçanërisht është e suksesshme në luftën kundër kancerit të prostatës.
- Verdhëza është çrregullim i mëlçisë, në të cilën organi fillon që të sekretojë tepër vrer, i cili në fund hyn në qarkull të gjakut dhe e dëmton metabolizmin, teprica e vrerit reflektohet përmes ngjyrës së verdhë të lëkurës dhe syve.
Përgatitja:
Hidhni ujë të ngrohtë në një filxhan, zhysni brenda një bustinë caji xhixher lereni 2-3 minuta, embëlsojeni me embëlsuesin tuaj të preferuar dhe është gati.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.