Përshkrim
Çaj Kamomil Me Bustinë (14.4g)
Çaj i kamomilit ka aftësinë qetësuese dhe nxitëse të gjumit. Lulja përmban flavonoidë që janë pjesërisht përgjegjës për nxitjen e gjumit. Eshte një çaji bimor me aromë frutash të ngjashme me mollën, është i shijshëm dhe ka vlera terapeutike.
Përfitimet shëndetsore të çajit të kamomilit:
- Kundër dhimbjeve të stomakut:
Çaji i kamomilit është një kurë ideale kundër dhimbjeve të stomakut sepse përmban substanca që luftojnë inflamacionin. Pijeni çajin në mëngjes dhe në darkë kundër dhimbjeve.
- Nxit gjumin:
Pijeni një filxhan me çaj kamomili 30 minuta përpara se të shkoni në shtrat. Çaji ka efekt qetësues dhe largon shqetësimet që të lënë pa gjumë.
- Migrena:
Sapo të ndjeni trokitjen e migrenës, pini një gotë me çaj kamomili. Është e rëndësishme që ta pini çajin kur dhimbja sapo ka nisur dhe jo kur ajo është në kulmin e vet.
- Zorrët;
Çaji i ngrohtë i kamomilit rekomandohet kundër dhimbjeve dhe simptomave të sindromës së zorrës së irrituar. Ai funksionon edhe kundër gazrave dhe fryrjeve.
- Për një imunitet të fortë:
Nëse prekeni rregullisht nga gripi apo e ftohura, atëherë pini një ose dy filxhanë me çaj kamomili në ditë.Ky çaj shkatërron ndjeshëm bakteret e këqija në organizëm.
- Kundër të djegurave:
Egjiptianët dhe Grekët e lashtë e përdornin kamomilin edhe për të shëruar plagët dhe të djegurat në lëkurë.Përdoreni çajin në kompresa dhe vendosini ato në zonat e lënduara të lëkurës.
- Kundër rrathëve të zinj:
Përdoreni çajin kundër rrathëve të zinj. Çaji largon inflamacionin në lëkurë, e freskon dhe i jep asaj më shumë gjallëri. Përdorni bustina organike ose kompresa për të qetësuar sytë.
- Zbardhja e lëkurës:
Kamomili e ushqen dhe e zbardh lëkurën. Zieni dy bustina organike në një çajnik dhe qëndroni sipër avullit të lëshuar duke mbuluar kokën me peshqir. Kjo do ju qetësojë dhe do zbardhë lëkurën.
- Parandalon aknet:
Kamomili është plot me antioksidantë që luftojnë radikalet e lira. Rrjedhimisht ai rekomandohet kundër akneve, për hapjen e poreve dhe largimin e baktereve.
- Kundër enjtjeve:
Pini disa filxhanë me çaj për të qetësuar muskujt ose bëni kompresa me çaj për të qetësuar dhe zbutur enjtjet në gjymtyrë.
- Ul sheqerin në gjak:
Kërkimet shkencore konfirmojnë se pirja e një ose dy filxhanëve me çaj kamomili është një mënyrë efikase për të nivelin e sheqerit në gjak, përmirësuar shikimin, nervat dhe funksionin e veshkave.
- Irritimet e lëkurës:
Të djegurat nga dielli, njollat, ekzema, dhe pickimet e insekteve mund të zbuten dhe kurohen me çaj kamomili.
- Kontraktimet muskulare:
Çaji i kamomilit qetëson muskujt sepse përmban glycine. Kjo substancë qetëson nervat dhe është e dobishme edhe kundër ankthit dhe stresit.
- Përdorime të tjera të çajit të kamomilit:
Me çajin e kamomilit ju mund të bëni banjë, ta përdorni për gargare kundër inflamacionit në gojë dhe fyt por edhe ta përdorni në avull.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.