Dyqani Ynë

Çaj Jeshil Kinez


790.00 L

Çaj Jeshil është i njohur dhe i përdorur që në kohët më të lashta , fillimisht nga vëndet e lindjes si Kina e Japonia e më pas në mbarë globin . Gjethet e çajit jeshil përmbajnë ndër të tjera polifenole , substanca mjaft ushqyese për organizmin e njeriut .

Përshkrim

Çaj Jeshil Kinez – Bio Organik, I Çertifikuar ( 100g)

Çaji jeshil është një ndër çajërat bimorë më të vjetra të njerëzimit. Atij iu dha rëndësi e menjëhershme për përfitimet që i sjell shëndetit, ku ndër më të njohurat është rënia në peshë.

Përfitimet shëndetsore të çajit jeshil:

  • Gjethet e çajit jeshil përmbajnë ndër të tjera polifenole , substanca mjaft ushqyese për organizmin e njeriut .
  • Përmbajtja e katekinave dhe teinës në gjethet e çajit e bëjne atë një antioksidant mjaft të mirë.
  • Shquhet për vetit e tij në rënien në peshë
  • Në uljen e kolesterolit është një anti – diabetik mjaft efikas.
  • Ndihmon në sëmundjet e lëkurës dhe parandalimin e rënies së flokëve.

Përdorimi:

Një lugë çaj jeshil hidhet ne 180ml ujë e vëmë të vlojë per 5-6 minuta, ëmbëlsojeni me ëmbëlsuesin tuaj të preferuar dhe është gati.

Kujdes!

Çaj jeshil përmban kafein, përdorimi i tepërt  mund të shkaktojë pagjumësi. Nuk rekomandohet të konsumohet nga gratë shtatzëna apo me gji.