Dyqani Ynë

Çaj Jasmine


790.00 L

Lulet e jasemint pas mbledhjes në mënyre tradicionale kalojnë në avull sëbashku me çajin jeshil. Duke marrë kështu një shije dhe aromë të pakrahsueshme dhe përforcuar benefitet shëndetsore për organizmin tonë.

Përshkrim

Çaj Jasmine ( 100g)

Jasemin një lule e mrekullueshme që nihet në mbarë botën jo vetëm për bukurinë dhe aromën por vecanërisht për vetitë e mrekulleshme shëndetsore që ajo ka. Ky çaj pas mbledhjes se tij kalohet ne avull sëbashku me çajin jeshil për ti dhënë një aromë dhe shije tejet të vecantë.

Benefitet shëndetsore të  çajit të Jaseminit:

  •  Çaji i jaseminit është i pasur me antioksidantë që ndihmojnë në eliminimin e radikaleve të lira të cilat shkaktojnë një sërë sëmundjesh. Përmirëson sistemin imunitar dhe parandalon shfaqjen e sëmundjeve kronike.
  • Siguron nje shëndet të mirë të zemrës. Katekina që gjendet në çajin e jaseminit ndihmon në uljen e kolesterolit të keq që është shumë i dëmshëm për arteriet. Ky antioksidant ul edhe tensionin e gjakut, duke parandaluar kështu sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe stresin oksidues.
  • Ngadalëson plakjen e organizmit. Antioksidantët tek çaji i jaseminës ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes. Ato eliminojnë radikalet e lira që shkaktojnë plakje të parakohshme.
  • Parandalon zhvillimin e qelizave kancerogjene. Disa studime të kryera në Japoni, tregojnë se polifenolët që luftojnë radikalet e lira, kanë aftësinë të zvogëlojnë shanset e shfaqjes së tumoreve të mushkërive dhe atij të gjirit. Për më tepër, këto polifenolë ulin gjasat e rishfaqjes së qelizave malinje tek gratë që i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale kundër masave tumoriale të gjirit.
  • Përmirëson qarkullimin e gjakut. Ai lufton një sërë problemesh si bllokimi i arterieve, tromboza, mpiksjet e gjakut, dëmtimet në tru dhe tensioni i lartë.
  • Mbron nga diabeti. Çaji i jaseminit mbron organizmin prej dëmeve të shkaktuara nga diabeti. Ky çaj përmbajnë substance që ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së kësaj sëmundjeje.
  • Ndihmon ne mbajtjen nen kontroll te stresit. Çaji i jaseminit largon stresin dhe ofron qetësim. Aroma e jaseminës ndihmon organizmin të çlirojë substanca që shkaktojnë një qetësim të menjëhershëm dhe ulin rrahjet e zemrës.
  • Ndihmon në rënien në peshë. Sëbashku me vetitë e cajit jeshil përshpejton metabolizmin dhe nxjerr jashte toksinat e tepërta. Çaji i jaseminit e mban stomakun të shëndetshëm dhe e mbron atë nga radikalet e lira. Antioksidantët që gjenden te ky çaj përmirësojnë edhe lëvizjen dhe funksionet e zorrëve.
  • Lufton inflamacionin dhe parandalimin e oksigjenimit të panevojshëm të qelizave.

 

Përgatitja:

Zijeni uji deri në vlim, hidhni brenda gjethet e jaseminit lerini dhe për 2-3 minuta të tjerë sëbashku. Prisni sa të ftohet pak embëlsojeni me embëlsuesin tuaj të preferuar dhe është gati.

Kujdes:

Gratë shtatzënë nuk duhet të pijnë çaj jasemine sepse mund të shkaktojë kontraktime të parakohshme. Çaji i jaseminës ka përmbajtje të fortë, ndaj nuk duhet pirë me stomakun bosh sepse mund t’ju japë dhimbje ndaj keshillohet si shoqerues i ushqimit.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.