Dyqani Ynë

Çaj Hibiskus


790.00 L

Çaji Hibiscus i bërë nga lulet e thara të bimës hibiscus,me  ngjyrë të kuqe të thellë. Ka shije të ëmbël në të thartë, të ngjashme me boronicë, dhe mund të konsumohet si çaj i nxehtë apo dhe si një pije e  ftohtë me shije dhe aromë shumë të këndshme.

Përshkrim

Çaj Hibiskus (80g)

Bima e hibiskus e ka orijinën në Afrikën e Veriut dhe Azinë Julindore, tashmë kjo bimë rritet thuajse kudo në zonat e e nxehta tropikale. Ndër vite janë perdorur pjesë te ndryshme të kësaj bime qoftë në kuzhinë apo dhe mjekësi. Por lulja e hibiskus është shumë e pasur në antioksidant duke e bërë atë perfekte për tu konsumuar si çaj.

Përfitimet shëndetsore të çajit të hibiskus:

  • Ndihmon në uljen e presionint të lartë të gjakut dhe ruan një shëndet të mirë të zemrës.
  • Ul temperaturën e lartë, zbut fytin e acaruar dhe lehtëson gjendjet gripale.
  • Ul nivelin e koletserolit të keq në gjak.
  • Përshpejton metabolizmin dhe ndihmon në humbjen e peshës. Hibiskus nuk përban kalori apo kafeinë.
  • Ndihmon në balancimin hormonal. Shumë i këshillueshëm për gratë në menopauze.
  • Përmban nivele të larta të vitaminës C, e cila ndihmon në rritjen  e sistemit tonë imunitar.
  • Ai prandalon krijimin dhe zhvillimin e qelizave tumoriale.

Përgatitja:

Zijeni uji deri në vlim, hidhni brenda lulet e thara të hibiskus, lerini dhe për 2-3 minuta të tjerë sëbashku. Prisni sa të ftohet pak, embëlsojeni me embëlsuesin tuaj të preferuar dhe është gati.

Kujdes:

Nuk rekomandohet për gratë shtatëzanë apo me gji.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.