Dyqani Ynë

Çaj Fruta Murrizi


350.00 L

Përshkrim

Çaj Fruta Murrizi (30 gr)

Murrizi, ose lulja e Majit për shkak të lulëzimit të saj maksimal në këtë periudhë, është një bimë që i përket familjes Rosaceae. Gjatë Mesjetës, frutat e murrizit përdoreshin për trajtimin e tensionit të lartë të gjakut. Këto fruta të thata përmbajnë antioksidantë, flavonoide dhe fibra, të cilat mbështesin shëndetin e zemrës dhe të sistemit tretës.

Fruti i murrizit është ngjyrë e kuqe e ndezur, por për t’u përdorur si çaj , kalon procesin e tharjes që i jep ngjyën kafe të errët.

Përfitimet shëndetësore të çajit të murrizit:

  • Antioksidantë të fuqishëm: Murrizi është i pasur me polifenole, të cilat ndihmojnë në neutralizimin e radikaleve të lira dhe parandalimin e dëmtimit qelizor. Si rrjedhojë ul rrezikun të disa lloje tumoresh, diabetin e tipit 2, astmën, dhe probleme të tjera kardiake.
  • Vetitë anti-inflamatore: Murrizi ndihmon në uljen e inflamacionit dhe mbrojtjen kundër inflamacionit kronik, duke reduktuar rrezikun për sëmundje si obeziteti, sindromi metabolik dhe diabeti i tipit 2.
  • Ul tensionin e gjakut: Përdoret shpesh në mjekësinë tradicionale kineze për të ulur presionin e gjakut. Efekti vazodilatator relakson enët e gjakut dhe ndihmon në uljen e tensionit.
  • Përmirëson nivelet e kolesterolit: Disa studime tregojnë se çaji i murrizit mund të ndihmojë në përmirësimin e niveleve të kolesterolit në gjak, falë flavonoideve dhe pektinës, një lloj fibra që ndihmon në metabolizmin e kolesterolit dhe ul rrezikun për arteriosklerozë.
  • Ndihmon në tretje: Murrizi është përdorur për shekuj me radhë për të trajtuar problemet e tretjes, sidomos kapsllëkun dhe dhimbjet e stomakut. Ai përmban fibra që ndihmojnë tretjen dhe veprojnë si prebiotik, duke ushqyer bakteret e dobishme të zorrëve.
  • Parandalon plakjen e parakohshme: Përmbajtja e tij e lartë antioksiduese ndihmon në parandalimin e degradimit të kolagjenit që shkaktohet nga ekspozimi i tepërt ndaj diellit ose rrezeve UV, duke mbajtur lëkurën të shëndetshme dhe të re.
  • Rregullon nivelin e sheqerit në gjak: Murrizi ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe sekretimin e insulinës, duke përmirësuar shëndetin e disa qelizave në pankreas.

Përdorimi:

Çaji i murrizit përgatitet thjesht duke shtuar disa kokrra të thara të murrizit në një enë me ujë dhe lëreni të vlojë. Mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë për 5-7 minuta, pastaj kullojeni.

Kujdes!

Murrizi mund të ndërveprojnë negativisht me disa medikamente për zemrën. Nëse po merrni këto medikamente, konsultohuni me një mjek \ dietolog  përpara përdorimit.

 

 

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.

Mund t’ju pëlqejnë edhe…